Alibeaj: Paketë ligjore për dekomunistizimin, ngjarjet si ajo e djeshmja me foton e Enver Hoxhës të mos ndodhin më

Partia Demokratike do të propozojë në Kuvend nj paketë të plotë ligjore lidhur me mospërdorimin të simboleve komuniste. Aliebaj tha se kjo paketë do të sjellë me ligj dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare dhe ndarjen e saj përgjithmonë nga diktatura. E gjithë kjo nisëm u ndërmor pas incidentit të djeshëm në grupin e Komisionit të Sigurisë, ku deputeti i PS, Bujar Çela uroi 29 nëntorin me foton e Enver Hoxhës.

"Rasti i djeshëm i deputetit të Partisë Socialiste Bujar Çela i bërë publik tashmë tregon më së shumti  se nuk është vetëm një rast i shkëputur shumë më tepër  se sa kaq. Tregon dhe shtron për diskutim para shoqërisë shqiptare në fakt edhe nevojën për t’u distancuar nga diktatura enveriste, nga pasojat që ka lënë në shoqërinë shqiptare dhe sigurisht nga ndikimi në të ardhmen. Pikërisht atë që unë thashë pak më parë nevojën për të bërë një orë e më parë nevojën imediate, ulëritëse, urgjente për të bërë dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. E në këtë situatë në emër edhe të kolegëve deputetë, në emër edhe pozicionit që kam si nënkryetar i Partisë Demokratike, do të kërkojmë në Këshillin e Etikës së Parlament, marrjen e masave ndaj deputetit në fjalë. Si një reagim , detyrim moral më tepër dhe një reagim i domosdoshëm.  Por përveç kësaj ajo çfarë unë dhe  kolegët e mi i kemi propozuar kryetarit të partisë është që Partia Demokratike të paraqesë një paketë të plotë ligjore që fokuson atë që thashë pak më parë, dekumunistizimin e shoqërisë shqiptare. Për këtë arsye një paketë ligjore e cila do të fokusojë më së pari pikërisht dekomunistizimin. Pajisjen dhe pasurimin e kurrikulave në shkolla, shpërblimin e të dënuarve, e të përndjekurve, ndëshkimin dhe distancimin nga trashëgimia e së djeshmes. Sigurisht që janë këto synimet tona kryesore të kësaj pakete ligjore.  E mi të gjitha edhe për ndëshkimin në aspektin politik dhe moral. Nuk na bën çudi fakti që një ligjvënës i Partisë Socialiste ndërmerr këtë akt, tek e fundit është prova më e gjallë, është prova më energjike Partia Socialiste është pjella dhe trashëgimtarja e Partisë së Punës, e trashëgimisë  diktatoriale. Kjo pra është ajo se çfarë ngjarja e djeshme është një detyrim moral dhe politik i yni  ", tha Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Uroi 28 Nëntorin me foton e Enver Hoxhës, deputeti Çela s'tërhiqet: Ai udhëhoqi luftën! PS: I morëm telefonin, po bëjmë verifikime! PD: Paketë ligjore për dekomunistizimin


  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë