Alibeaj prezanton kandidatin për Korçën: S'ndihem fajtor për gropën në PD, është distancim nga e kaluara! Kaosi në Kuvend i intereson vetëm Ramës

KORÇË- Enkelejd Alibeaj nuk ndihet fajtor për përçarjen brenda Partisë Demokratike, ndërsa shton se ky është vetëm një distancim nga e kaluara! Deklaratat e kreut të grupit parlamentar të PD-së u bënë nga Korça, nga ku prezantoi sot mjekun Gjergji Gjata si kandidat të Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj.

 “Unë e kam kundërshtuar Berishën edhe kur kam qenë pjesë e qeverisë së tij. Reflektoj çdo mëngjes për këtë dhe jo. Të falënderoj për pyetjen se më duhet të të them JO, nuk ndihem fajtor për atë gropë. Ti thua gropë, ajo është distancim nga e kaluara. Kam thënë edhe më parë, PD është me e madhe se interesat e dikujt, e një personi të caktuar, kushdo qoftë ai”, tha Alibeaj.

I pyetur nëse vulën e PD-së e merr Sali Berisha më 3 mars, Alibeaj bëri thirrje që mos ti bëhet presion gjykatës së Apelit.

'Ftoj këdo që do i bëjë presion gjykatës me mitingje. Kur gjykata flet, ne heshtim. Këtë qëndrim e mban një parti e së djathtës. Institucionet e pavarura me gjithë defektet, duhet të injektojmë publikun se kur ato flasim, në heshtim.'- theksoi ai.

Duke u ndalur tek bllokimet në Kuvend dhe shkaktimin e kaosit nga deputetët e grupimit të Sali Berishës gjatë seancave plenare, Alibeaj u shpreh se nuk është dakord që të krijohet një situatë rrëmujë brenda foltores së Kuvendit, pasi kjo gjë sipas tij i shërben Edi Ramës.

‘Nuk kam heshtur, nuk kam heshtur dhe e di pse? Sepse unë besoj për një gjë, n.q.s. bëhet fjalë për atë që ka ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë, në lidhje me masat drastike që ka marrë mazhoranca për të ndëshkuar, unë po ju them një gjë tjetër. Unë nuk jam kurrsesi dakord që të krijohet një situatë rrëmuje brenda foltores së Kuvendit dhe kjo t’i shërbej Edi Ramës. Pse i shërben Ramës?  Me skandalin e fundit që i ka dalë, këtu biem dakord ku është i kapur me më së paku me 225 mijë dollarë dhënë një përfaqësuesi të korruptuar të FBI, për të goditur partinë Demokratike, minimumi duhet që kryeministri të japë shpjegime para kuvendit dhe para publikut. Kam kërkuar unë dy herë interpelancë, ne s’mund të t’ja bëjmë atij komoditetin atij duke bërë zhurmë, por të vijë të flasë. Se ajo rrëmujë bëhet nga ca njerëz, që nga shtatori i vitit të kaluar çfarë nuk thanë për PD dhe për Lul Bashën, paratë Ruse, rublat Ruse... Madje arritën deri atje ku thanë se panë ambasadorin Rus që me një torbë po ngjiste shkallët e PD. Pra me paratë e Edi Ramës me spiunin e sigurimit Agron Neza  me Dorian Tuçkën e PS, me Mc Gonigal që lobon kundër PD. Këto i ka folur Sali Berisha dhe një grumbull deputetësh të tjerë që nëse hapin këto duhet t’i vijë turp. Duhet kërkuar minimumi ndjesë. Që hodhën baltë mbi PD.’- u shpreh Alibeaj.

Gjergji Gjata, kandidati i ‘Primareve’ të Berishës, ka ndërruar krah dhe do të futet në garë për bashkinë e Korçës për grupin e Alibeajt. Gjata është ‘ofruar’ vetë që të kandidojë për grupin e Alibeajt dhe sot ai është prezantuar nga Alibeaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehehu: 23/02/2023 11:02

    Ore po kujt po ja prezanton ky asnjeri ne sall E ne Tiron kishte marr 3 pjanec me numerim

    Përgjigju
  • Lalka Radanecit: 23/02/2023 01:20

    Medemek Korca i beri mutin Berishes e Metes.

    Përgjigju
  • Drini: 23/02/2023 00:10

    Cuditem si shqiptaret nuk e marrin ne konsiderate faktin qe Berisha eshte non-grata.Pse shume qe i shkojne pas apo mediat me analistet pa arsyetim dhe llogjik sillen sikur non-grata nuk eshte asgje. A nuk ishin keta qe per Ameriken benin be e rrufe ne vitin 92 kur u permbys komunizmi? Cfare PD do nje nn grataa , si doni qe ta udheeheq nje non-grata PD? Jeni idiot apo hajdute?

    Përgjigju
    • e drejta: 23/02/2023 11:31

      AJO E DYTA ESHTE E SAKTE...D.M.TH HAJDUTE

  • Akrepi: 22/02/2023 21:56

    Sala mund te ket 100 te meta po te pakten mbledh vota po ky nofullshtrmbti asnje vote nuk ka. Si vazhdon akoma kerkon partine kur ska njerez me vete. I shitur tek Rama.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës