FIER - “Unë do miratoj leje ndërtimi pavarësisht vendimit të kryeministrit Edi Rama, për të pezulluar dhënien e lejeve nga njësitë vendore”.  Deklarata është bërë nga kandidati i djathtë për bashkinë e Fierit Enkelejd Alibeaj, gjatë një takimi elektoral me banorët e fshatit Buzëmadh.

Kandidati i djathtë shtoi se vetëm më projekte që financohen nga Bashkimi Evropian rrethi i Fierit nuk do vuajë mungesën e investimeve në infrastrukturë.

Alibeaj gjithashtu u njoh edhe me shqetësimet e banorëve të fshatrave Buzëmadhe dhe Hambar.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)