Janë zhvendosur në Fier për një jetë më të mirë, por nuk e gjetën. Banorët e lagjes Mbrostar, Ferko, Celigrad dhe Afrim i Ri jetojnë të diskriminuar për shkak të vendndodhjes në perfieri të qytetit. Ata kanë shprehur indinjatë për dhjetëra vite harresë nga pushteti vendor gjatë një vizite që Enkelejd Alibeaj bëri në këto lagje.
Përmasat e neglizhencës së pushtetit vendor i kanë detyruar banorët të propozojnë investime me të ardhurat e veta duke kërkuar vetëm mjete në dispozicion për shtrimin e rrugëve, por as kjo nuk u është ofruar
Enkelejd Alibeaj u ka konfirmuar banorëve të këtyre zonave se nën drejtimin e tij bashkia do të përgjysmojë çmimin e ujit të pijshëm, ndërsa investimet për rrugë do të garantohen nga taksat e vetë qytetarëve ku secilit komunitet do t’i kthehen për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve dhe sistemit të kanalizimeve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO