Alibeaj: Ndarja me Berishën është finale, refuzoi bashkëpunimin, kishte më të lehtë një martesë me Ilir Metën! Prej 1 viti e gjysmë jemi nën agresion

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj e vijoi fushatën në Kavajë, ku u takua me strukturat. Duke bërë një analizë të situatës mes demokratësh, ai bëri përgjegjës Sali Berishën për përçarjen, ndërsa tha se prej një viti e gjysmë ndodhen nën agresion prej tij. Alibeaj hedh akuza ndaj Berishës, se e gjithë kjo luftë brenda PD-së është bërë për hallin personal të Sali Berishës, që sipas tij nuk duhet ta kishte kaluar asnjëherë tek Partia Demokratike.

“Prej një viti e gjysmë pa shkak, jo për fajin tonë, jo për një interes publik Partia Demokratike, ju të gjithë jeni ndodhur në një agresion. Në agresion jemi ndodhur, sulm, linçim, verbal dhe fizik, financiar dhe juridik. Dhe e gjitha kjo është bërë për një arsye, për një hall personal të një individi”, tha Alibeaj.

Alibeaj akuzoi Berishën se Berisha refuzoi çdo lloj bashkëpunimi për hir të demokratëve, por e kishte më të lehtë të bënte një ‘martesë’ me Ilir Metën dhe t’i shërbente të majtës. Sipas tij, Berisha me koalicionin me Metën rrezikon që votat e demokratëve të ‘trafikohen’ drejt Partisë Socialiste. Për këtë, Alibeaj sjell në vëmendje marrëveshjen mes Metës dhe PS në 2013, që sollën në pushtet socialistët.

“E pati më të lehtë që të shkojë e të bëjë një martesë me Ilir Metën, e t’i shërbejë një të majte, e t’i shërbejë  një socialisti si Ilir Meta dhe të kundërvihet ndaj të gjithë demokratëve”, tha Alibeaj.

Kreu në detyrë i PD, tha se zgjidhja për vendin është përfaqësimi nga demokratët sot në këshillat bashkiakë e nesër në qeverisje.

“I kemi kaluar dikur këto situata do t’i kalojmë edhe tani ndaj është shumë e rëndësishme që të kemi përfaqësues dinjitoz në këshillin bashkiak njerëz që kanë reputacion njerëz të cilët kanë treguar dhe në të shkuarën e tyre, që janë njerëz që nuk bëjnë kompromis, që nuk shiten për një leje, që nuk shiten për një koncesion sepse është mëkat i madh që të mos u shërbesh njerëzve sot”, vijoi ai.

Alibeaj tha se misioni i tyre është që të ruajnë PD-në nga asgjësimi, që sipas tij, Berisha, Meta e Rama po punojnë sëbashku për t'i asgjësuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:53
Bejko mbledh anëtarët e Këshillit Bashkiak të PD: Me profesionalizmin tuaj, qytetarët kanë zgjidhjen në dorë për të lënë pas Berishën, Ramën e Metën

 

Kandidati i PD-në për kryetar Bashkie në Tiranë, Roland Bejko ka mbledhur anëtarët e Këshillit Bashkiak.

Bejko u shpreh se me anë të profesionalizmit që ofrohet nga këta këshilltarë, qytetarët kanë mundësi të mund të kenë një zgjedhje ndryshe ë 14 maj.

 “Të zgjedhurit vendorë, pra këshilltarët, të bëjnë nivelin legjislativ, pra jeni ju ata që do të merrni vendime, janë këshilltarët ata të cilët menaxhojnë fondet e bashkisë, përcaktojnë politikat e bashkisë, përfaqësojnë zërin e qytetarëve, përveç buxhetit merren edhe me politik-bërjen, menaxhojnë planet e zhvillimit. Vendosin për to, thërrasin në interpelancë kryetarin e bashkisë, i lënë detyra atij dhe kryetari i bashkisë duhet t’i zbatojë ato me përpikmëri.”

“Anëtarë e këshillit të bashkisë përfaqësojnë jo thjesht vullnetin e qytetarëve, por për çështje të caktuara të karakterit politik, përcaktojnë edhe politikat e forcës politike nga e cila ata janë zgjedhur. Ligji më i mirë, sistemi më i mirë,  për të zgjedhur anëtarët e këshillit të bashkisë do të ishte sistemi me lista të hapura, ku përfaqësimi do të ishte më dinjitoz, dhe komunikimi i qytetarëve me të zgjedhur vendorë do të ishte i drejtpërdrejtë”.

“Më e mira do të ishte që të mos bëhej me lista të mbyllura nga partitë. Pra, të mos ishte partia ajo që do të zgjidhte. Ka sisteme të tilla në perëndim, në të cilat këshilltarët i zgjedh i pari i listës, pra partia nominon, cakton. Do të ishte ndryshe në Shqipëri, nëse listat do të ishin të hapura. Këshilltarët do të ishin në terren më fort sesa vetë kryetari, ose kandidati për kryetar. Ata do të kërkonin vota me qëllim, që të fitonin renditjen maksimale të pikëve në listën e këshilltarit.”

“Jemi në këtë realitet. Jemi në realitetin ku listat janë të mbyllura. Listat i bën partia përkatëse, është vendosur kandidati për kryetar i bashkisë, i cili, dihet me emër, ndërsa qytetarët jo të gjithë janë të informuar për listën e këshilltarëve.  Në këto kushte ne do të operojmë, që ta bëjmë sa më të mundur aksesin e qytetarëve, në raport me prezencën tuaj, me punën tuaj, me personalitetin tuaj, CV-në tuaj, pra me gjithçka që ju mbartni, ku qytetarët do të shohin partnerin, ose le të themi avokatin e tyre, tek i cili ata do të drejtohen për problematikat e lagjes, të qendrës administrative, të fshatit përkatës e kështu me radhë.”    

“Do të thoja sesa e rëndësishme është për ne kjo fushatë, e cila natyrisht mbart vështirësitë e veta”.

“Ne do shfaqemi para qytetarëve me një ekip mendoj unë të shkëlqyer, me qytetarë të denjë, me qytetarë të cilët nuk mbartnin me vete afera korrupsioni, pra, nuk kanë një perceptim negativ te qytetarët. Ne e kemi parë me kujdes listën e këshilltarëve. Ju jeni personalitete me kontribut të madh në Partinë Demokratike, duke obsesuar te vlerat e së djathtës dhe duke u bërë mesazherët e fjalës sonë, e fushatës sonë, e premtimeve tona, gjithashtu edhe të vizionit tonë që kemi për Tiranën”.

“E kam për nder që në krahun tim të kem një pedagoge si Enriketa Papa, e cila ka studiuar jashtë në krye të listës sa u përket zonjave, ndërsa sa u përket zotërinjve të kem pikërisht kapitenin e Tiranës, i cili do të jetë edhe kapiteni i fushatës sonë në pjesën më të madhe të lagjeve të Tiranës. Jam i bindur që do të frymëzojmë me fushatën tonë, me aktivitetin tonë, edhe qytetarë të tjerë të cilët janë skeptikë. Mos harrojmë që jemi në situatë të vështirë si parti demokratike, sepse mbi ne është hedhur goxha baltë gjatë kësaj periudhe, prej gati një viti e gjysmë dhe sot vazhdon që të ushtrohet ky lloj presioni ndaj atyre që përfaqësojnë Partinë Demokratike, si në nivel qendror ashtu dhe në çdo lagje”.

“Demokratët e kanë ndarë mendjen e tyre. Me pjesëmarrjen e lartë në çeljen e fushatës dëshmuan se Partia Demokratike edhe mund të gjunjëzohet por nuk mund ta shembin. Gjakun edhe mund t’ia pinë por trupin e saj nuk mund ta vdesin, sepse janë demokratët ata që e duan Partinë Demokratike, e duan Shqipërinë, që e furnizojnë këtë parti me energjinë e tyre, me gjakun e tyre vazhdimisht”.

“Jam besimplotë se kredibiliteti dhe personaliteti juaj në çdo zonë, në çdo lagje, në çdo fshat, si në Tiranën urbane ashtu edhe në atë rurale, do të na japi mundësi që ta maksimalizojmë votën e Partisë Demokratike, dhe të synojmë pse jo, fitoren. Pse e synojmë fitoren? Sepse, sipas të gjitha sondazheve, siç e keni vënë re, janë mbi 70 për qind e qytetarëve shqiptarë që refuzojnë klasën e korruptuar politike, e cila përfaqësohet nga trekëndëshi Rama, Berisha, Meta. Në këto kushte përballë tyre, ne jemi të ndryshmit e tyre.”

“Ne nuk jemi pengje as të oligarkisë, nuk mbartim mbi supe as krime dhe as korrupsion. Nuk kemi rekorde të bashkëpunimit me krimin e organizuar, me ekonominë kriminale. Pjesa jonë më e madhe, pjesa dërrmuese jemi në kushtet e punës, e fitojmë përditshmërinë tonë, e fitojmë jetën tonë, nëpërmjet profesionit të gjithsecilit.”

“Edhe ata që janë në biznes nga pjesa e këshilltarëve janë biznesmenë të rregullt, që i respektojnë rregullat e konkurrencës, që e duan tregun e lirë, që nuk u shmangen taksave dhe janë në rregull me detyrimet shtetërore”.

“Ne kemi një program, të cilin e kemi ambicjoz, e kemi program të thjeshtë, kemi një program që do të na ndihmojë, të kuptohemi me qytetarët, të bashkëbisedojmë me qytetarët, të pëlqehemi nga qytetarët, t’i ftojmë ata që të votojnë Partinë Demokratike.”

“Është fare e thjeshtë. Ata të cilët janë mërzitur me Erion Veliajn, por edhe ata të cilët nuk duan marrjen e bashkisë nga ana e Sali Berishës dhe Ilir Metës, e kanë rrugën e zgjidhjes mbi tavolinë, e kanë në kutinë e votimit. Mjafton vota e tyre dhe të tre këta eliminohen. Eliminohet Erion Veliaj, eliminohen Sali Berisha dhe Ilir Meta dhe fiton kandidati i Partisë Demokratike, nëse duan realisht që t’i përzënë dhe të mos i pranojnë.”

“Projekti ynë për Tiranën nuk është projekt momental, për të zgjidhur një kanal, një mbikalim apo nënkalim, apo për të zgjidhur thjesht biletat e autobusit, nëse do të jenë falas ose me para. Nuk është thjesht një program për të zgjidhur çështjet komunale apo administrative, apo thjesht afrimin e shërbimeve, por është një vizion shumë herë më i madh, shumë herë më ambicjoz.”

“Programi ynë ka një synim shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Tiranës, të demokracisë dhe të vendit, siç e kemi theksuar edhe në prezantimet e tjera. E para është ta çlirojmë Tiranën dhe t’i japin asaj frymëmarrjen e duhur, që të jetë një qytet normal me aksese të pranueshme dhe jeta e qytetarëve të jetë më e lehtë sesa sot. Kjo bëhet dhe ka vetëm një zgjidhje: duke larguar duart, kthetrat që i kanë hedhur Tiranës mbi shpinë, oligarkia politike. Pra, kjo klasë politike që e ka kthyer në monopol politikën  prej 32 vitesh, oligarkia financiare, dhe krimi i organizuar ku vetëm për një vit e gjysmë janë pastruar 1.6 miliardë euro në Tiranë.”

Ora 12:56
Alibeaj: Berisha refuzoi bashkëpunimin, e kishte më të lehtë të bënte një martesë me Ilir Metën dhe t’i shërbente të majtës

 

Në takimin me strukturat drejtuese në Kavajë, kryetari i Komanduar Enkelejd Alibeaj tha se asnjëherë negociatat me grupin e Rithemelimit janë bërë për hir të demokratëve dhe se dora e shtirë për bashkëpunim nuk ka qenë asnjëherë për Sali Berishën. Alibeaj theksoi se Sali Berisha ka refuzuar çdo lloj bashkëpunimi.

“Në momentin kur kërkuam që në zgjedhjet lokale këto që po vijnë tashmë, të mund ta ruanim të papërçarë Partinë Demokratike. Gjithmonë kemi qenë me ofertë, me shtrirje dore, jo ndaj Sali Berishës, që të jemi të qartë. Të gjitha ofertat që kemi bërë ne që në prill nëse e mbani mend, ka qenë që të mos krijoheshin struktura paralele të drejtuara prej tij. Ndaj gjithë pjesës tjetër, demokratëtve që dy vite më parë kemi qenë bashkë. Që në zgjedhjet e 2021 apo më parë. Edhe kërkesa për të dalë me një kandidat, nën logon e Partisë Demokratike nuk I drejtohej atij, I drejtohej pjesës tjetër, vëllezërve dhe motrave tanë, këtu në Kavajë. Sepse e keqja më e madhe që është në këtë vend ka një emër, quhet Edi Rama. Edi Rama dhe Edi Ramat e vegjël nëpër bashki, që fatkeqësisht sot janë në 60 bashki fal gabimit tonë fatal në zgjedhjet e 2019-ës që nuk u futëm në zgjedhje. E pra, këto kanë qenë sjellje, qëndrime, pozicione tonat për të mirën jo vetëm të demokratëve, por të të gjithë shqiptarëve. Se përballë një të keqe kaq të madhe që përfaqëson regjimi, jo pushteti, regjimi I Edi Ramës me shpopullim të vendit, me gjendjen ekonomike katastrofale, me krimin që mbizotëron. 3 orë më parë ndodhi krimi në Lezhë, e ca ditë më parë përsëri. Me mungesën totale të ligjit, me mungesën totale të shtetit, me humbjen e shpresës. Është kaq e madhe kjo e keqe, sa për këdo njeri do të ishte njerëzore që çfarëdolloj qejfmbetje keqkuptimi që mund të kasha me vllain tim, Gencin, ta linim mënjanë. E t’I shërbenim njerëzve, e të bëheshim bashkë. Mbase nuk bëheshim bashkë, do bashkonim forcat, do dilnim me një kandidat. Me një kandidat të vetëm, kandidat i demokratëve, i qytetarëve, nën siglën e Partisë Demokratike. I patë të gjitha e refuzuan.

Alibeaj u ndal edhe tek koalicioni me Ilir Metën, për të cilin thotë se Berisha e kishte më të lehtë të bënte një martesë me Ilir Metën dhe t’i shërbente të majtës, se sa të bashkëpunonte për demokratët. Alibeaj tha se Ilir Meta është ai që ka lënë në baltë demokratët dhe bëri koalicion me Edi Ramën.

Dhe u refuzuam në mënyrë neveritëse. Dhe më e rëndë akoma, ajo që në aspektin politik është e papranueshme, është fakti që ajo se çfarë ndodhi pas 3 marsit. E pati më të lehtë që të shkojë e të bëjë një martesë me Ilier Metën, e t’I shërbejë një të majte, e t’i shërbejë  një socialisti si Ilir Meta dhe të kundërvihet ndaj të gjithë demokratëve. Ata të cilët e kanë dashur, adhuruar, kontribuar, e kanë dashur, ka përfituar maksimalisht. Kjo është një ndarje dhe një vijë e kuqe finale me të. Me të dhe me mënyrën se si  ka konsideruar Partinë Demokratike, pronë private, promë e tijë. Një parti e cila pretendohet që të lindi me të dhe do të duhet të shkojë në varrë bashkë me të, është e papranueshme. Partinë Demokratike nuk ështe e një njeriu, nuk ka lindur për shkak të një njeriu. Ka lindur këtu, këtu në Kavajë ka lindur, kohë më parë se Sali Berisha të merte flamurin e Partinë Demokratike. Epo historia nuk duhet të gënjejë, se ka qenë lëngata, zemërimi, sakrifica e kavajasve fillimisht, por edhe të shkodranëve ata të cilët i dhanë zjarr një dëshire, një nevoje të madhe të popullit më të shtypur në 50 vite komunizëm, për të krijuar Partinë Demokratike. E përsa kohë ka lindur e të gjithëve, e të gjithëve është. Dhe është e papranueshme për Partinë Demokratike që të arrijë sot nga një pjesë që të merret për hallet personale, e të meret të shkojë tek një parti e majtë. Ku tek Ilir Meta! Ilir Meta nuk ishte ky që në 2013-ën qeveriste me Partinë Demokratike. Ishte ai I cili I la demokratët në baltë dhe shkoi bëri martesën e radhës me Edi Ramën. Ajo që vuajm ne sot, prej 10 vitesh pothuajse, nuk është gjë tjetër veçse është një regjim I cili vjen sipas edukatës politike t ëish-bllokut”, tha Alibeaj.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Joni: 20/04/2023 18:05

    Hani kokat me njeri tjetrin ate gje beni

    Përgjigju
  • Soni: 20/04/2023 17:59

    Te kot e keni se nuk e mposhtni dot ramen ju,ne 14 maj prap per te humbur keni

    Përgjigju
  • Arla: 20/04/2023 17:58

    Ju nuk keni per te fituar asgje ne 14 maj,ss nuk ju voton populli juve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Në Shkup me Gordanën kundër Greqisë, në Athinë me Belerin kundër Shqipërisë

Mero Baze: Në Shkup me Gordanën kundër Greqisë, në Athinë me Belerin kundër Shqipërisë