Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka zbardhur takimin e të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar. Alibeaj bën me dije se gjatë bisedës u prekën tema të të rëndësishme të zhvillimeve të fundit ku u ndalëm tek përgatitjet e PD për fushatën zgjedhore dhe problematikat e këtyre zgjedhjeve. Alibeaj thekson se i ka bërë me dije për qendrimin konstant për çështjen e personave non grata jo vetëm në PD, por në të gjithë spektrin e politikës shqiptare.
‘Zhvillova sot një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Çështjet Europiane, dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar. Gjatë bisedës prekëm tema të rëndësishme të zhvillimeve të fundit ku u ndalëm tek pregatitjet e PD për fushatën zgjedhore dhe problematikat e këtyre zgjedhjeve. Theksova refuzimin e qeverise per te adresuar ne Kodin Zgjedhor rekomandimet e ODHIR. Përveç kësaj i bëra me dije shkeljen që po ndodh aktualisht nga qeveria të rekomandimeve te ODHIR, lidhur me shitblerjen e votës, përdorimin në fushatë te administratës publike, përdorimi i të dhënave personale dhe buxhetit të shtetit në funksion të zgjedhjeve e sidomos lidhur me pastërtinë e figurës së kandidatëve. Temë e bisedës ishin dhe zhvillimet në Partinë Demokratike, dinamikat e muajve të fundit dhe qëndrimi konstant për çështjen e personave non grata jo vetëm në PD, por në të gjithë spektrin e politikës shqiptare. E sigurova zotin Eskobar për vullnetin e PD në bashkëpunimin me aleatin tonë kryesor, duke i konsideruar SHBA si mbështetës të angazhuar për Shqipërinë dhe shqiptarët.’- shkruan Alibeaj.
Lajmi kryesor:
Alibeaj pas takimit me Escobar: Qëndrimi ynë konstant për çështjen e personave ‘non grata’! Zyrtari i lartë amerikan i shkon në zyrë edhe Metës
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3851
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë
25 Dhjetor, 16:49
-
Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime
25 Dhjetor, 15:55
-
Një mrekulli Krishtlindjesh! Mendonte se ishte fëmijë i vetëm, 75-vjeçari takohet për herë të parë me vëllezërit dhe motrën
25 Dhjetor, 15:44
-
Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Srpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës
25 Dhjetor, 15:03
-
Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit
25 Dhjetor, 14:06
-
Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:29
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26