Alibeaj-SPAK: Politika po ju fut në kurth duke ju vendosur para presionit! Lëshoni sinjale që të heshtë

Alibeaj-SPAK: Politika po ju fut në kurth duke ju vendosur para presionit! Lëshoni sinjale që të heshtë

1653395095_alibeaj.jpg

Enkelejd Alibeaj i kërkoi drejtësisë që t’i japë sinjalë politikës që të heshtë në mënyrë që të mbrojnë besimin e publikut për punën e tyre. Në Këshillin e Integrimit Europian, Alibeaj iu referua deklaratave të Ramës, i cili sipas Alibeajt i ka kërkuar SPAK që të zhvillojë hetime duke i treguar të pandehurit dhe akuzat konkrete. Alibeaj tha se sa herë të ketë ndërhyrje të politikës, drejtësia duhet të veprojë në mënyrë që të tregojë se puna e tyre nuk bazohet në asnjë deklaratë.

“Unë mendoj dhe besoj se është standard europian që për çështje që kanë të bëjnë me besimin e publikut në punën tuaj, juve si funksionar drejtues, do të duhet të mbroni besimin. Ky është kurthi i madh që bën politika ndaj drejtësisë. Ju vendos para një presioni të papërshtatshëm. Duhet reagim i kujdesshëm për t’i lëshuar sinjale politikës që të heshtë teksa drejtësia vepron në mënyrë që të mos jetë politika ajo që dikton punën tuaj ose do të duhet të kërkoni përmirësime ligjore të miratimit të predispozitave në kodin penal për të penalizuar aktet që pengojnë drejtësinë.

E kuptoj delikatesën e situatës që është krijuar jo për fajin tuaj, por ka gjithmonë sinjale që krijojnë probleme për besimin e publikut. Kjo është ajo që do të duhet edhe në politikën shqiptare. Momenti i dytë për krimet zgjedhore, ne kemi depozituar prokurori 130 kallëzime penale, ndërsa në SPAK 50. Mes këtyre çështjeve është edhe patronazhistëve. Së treti, mbeti e paqartësia çështja e kallëzimeve penale të magjistratëve që nuk përcillet aty ku duhet. Ministri i Drejtësisë tha se nuk është puna jonë të bëjmë kallëzime penale për të. Nëse nuk ke një punë, mos bëj pyetje. E fundit për hartën gjyqësore, ishte e qartë se çfarë u tha. Nga 22, bëhen 12 gjykata të shkallës së parë. E gjitha kjo vjen prej vakancave. Kjo do të ndikojë në funksionimin e sistemit të drejtësisë. Drejtësia do të duhet konsideruar si shërbim ndaj qytetarëve”, tha Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Kraja: Në 2021 i bllokuam 70 mln €! OFL na ka mbingarkuar punën! Balla: Dosje si '21 janari' t'i hetojë SPAK! Alibeaj: Politika po ju fut në kurth


  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë