Kraja: Në 2021 i bllokuam 70 mln €! OFL na ka mbingarkuar punën! Balla: Dosje si '21 janari' t'i hetojë SPAK! Alibeaj: Politika po ju fut në kurth

TIRANË- Kreu i SPAK, Arben Kraja i është përgjigjur pyetjeve që kanë ardhur nga deputetët lidhur me punën e bërë nga kjo prokurori ku ka bërë me dije, ndonëse pa dhënë shumë detaje punë  e një viti, ai tha se përgjatë 2021 janë sekuestruar 70 mln euro asete të krimit të organizuar, teksa ka shtuar se ka qenë kundër OFL pasi ka mbingarkuar SPAK.

" Gjatë vitit 2021, kemi arritur të konfiskojmë pasuri të paluajtshme, makina dhe monetare rreth 70 milionë euro. Ndërkohë që buxheti i SPAK për një vit është 6 milionë euro. (...)OFL ka qenë një mbingarkesë pune dhe ka pasur shumë problematika", tha Kraja në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit", tha Kraja. 

Nisur nga deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama që i ka kërkuar SPAK që të nis hetimet për Sali Berishën e shpallur 'Non Grata', apo edhe presidentin Ilir Meta, kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj i tha se Kraja duhet të reagojë dhe t'u kërkojë që të heshttë.

" Ky është kurthi i madh që bën politika ndaj drejtësisë. Ju vendos para një presioni të papërshtatshëm. Duhet reagim i kujdesshëm për t’i lëshuar sinjale politikës që të heshtë teksa drejtësia vepron në mënyrë që të mos jetë politika ajo që dikton punën tuaj ose do të duhet të kërkoni përmirësime ligjore të miratimit të predispozitave në kodin penal për të penalizuar aktet që pengojnë drejtësinë", tha Alibeaj.

Megjithatë, pavarësisht deklaratës së Alibeaj, Balla këmbënguli që dosje si "21 janari" apo hetimet për Kompleksin Partizani duhet të hetohen nga SPAK.

"Insistoj, ende kam besim të palëkundur që dosjet si ajo e 21 janarit duhet të hetohen nga Prokuroria e Posaçme. Askush mos të ketë dyshime se kemi dyshime për besueshmërinë në këto institucione", tha Balla.

Në vijimësi të kësaj deklarate, patën edhe një batutë me Tabakun. Kjo e fundit tha se pret nga Kraja që t'i thotë se cilin ministër do të arrestojnë, e ndërsa Balla iu përgjigje " "Ti e di kë dua unë", referuar Berishës.

Në këtë mbledhje foli e Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela ku tha se duhet bërë më shumë në luftën kundër korrupsionit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:15
Kreu i SPAK: Në 2021 bllokuam 70 milionë euro pasuri krimi! Kam qenë kundër OFL, ka mbingarkuar SPAK

1653394171_kraja.jpg

Kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja teksa ka folur për korrupsionin dhe krimin e organizuar ka deklaruar se në vitin 2021 janë bllokuar 70 mln euro asete të krimit të organizuar.

“Gjatë vitit 2021, kemi arritur të konfiskojmë pasuri të paluajtshme, makina dhe monetare rreth 70 milionë euro. Ndërkohë që buxheti i SPAK për një vit është 6 milionë euro. Në këtë sens jemi munduar të jemi efektiv, padyshim ka shumë për të bërë sepse është strukturë e re që po krijohet, kjo kërkon edhe mentalitet, ngritja e një strukturën të nivelit të dytë”, ka thënë ndër të tjera Kraja.

Pyetjes së deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj nëse struktura që ai drejton ka qenë e mbingarkuar apo jo nga operacioni i OFL-së në vitin 2020, Kraja e pohoi diçka të tillë.

“OFL ka qenë një mbingarkesë pune dhe ka pasur shumë problematika. Kur është diskutuar drafti ne si prokurori kemi qenë kundër e kam deklaruar publikisht dhe s’e ndryshoj. Ka pasur mbingarkesë për arsye të afateve shumë precize që kishte për tu zbatuar. Në kushte të tilla ne na u desh ti bënim prioritet. Kanë qene 251 raste të referuara nga policia dhe vazhdon hetimi për disa raste që janë kërkesë për konfiskim”, shtoi ai.

Ora 14:56
Alibeaj-SPAK: Politika po ju fut në kurth duke ju vendosur para presionit! Lëshoni sinjale që të heshtë

1653395095_alibeaj.jpg

Enkelejd Alibeaj i kërkoi drejtësisë që t’i japë sinjalë politikës që të heshtë në mënyrë që të mbrojnë besimin e publikut për punën e tyre. Në Këshillin e Integrimit Europian, Alibeaj iu referua deklaratave të Ramës, i cili sipas Alibeajt i ka kërkuar SPAK që të zhvillojë hetime duke i treguar të pandehurit dhe akuzat konkrete. Alibeaj tha se sa herë të ketë ndërhyrje të politikës, drejtësia duhet të veprojë në mënyrë që të tregojë se puna e tyre nuk bazohet në asnjë deklaratë.

“Unë mendoj dhe besoj se është standard europian që për çështje që kanë të bëjnë me besimin e publikut në punën tuaj, juve si funksionar drejtues, do të duhet të mbroni besimin. Ky është kurthi i madh që bën politika ndaj drejtësisë. Ju vendos para një presioni të papërshtatshëm. Duhet reagim i kujdesshëm për t’i lëshuar sinjale politikës që të heshtë teksa drejtësia vepron në mënyrë që të mos jetë politika ajo që dikton punën tuaj ose do të duhet të kërkoni përmirësime ligjore të miratimit të predispozitave në kodin penal për të penalizuar aktet që pengojnë drejtësinë.

E kuptoj delikatesën e situatës që është krijuar jo për fajin tuaj, por ka gjithmonë sinjale që krijojnë probleme për besimin e publikut. Kjo është ajo që do të duhet edhe në politikën shqiptare. Momenti i dytë për krimet zgjedhore, ne kemi depozituar prokurori 130 kallëzime penale, ndërsa në SPAK 50. Mes këtyre çështjeve është edhe patronazhistëve. Së treti, mbeti e paqartësia çështja e kallëzimeve penale të magjistratëve që nuk përcillet aty ku duhet. Ministri i Drejtësisë tha se nuk është puna jonë të bëjmë kallëzime penale për të. Nëse nuk ke një punë, mos bëj pyetje. E fundit për hartën gjyqësore, ishte e qartë se çfarë u tha. Nga 22, bëhen 12 gjykata të shkallës së parë. E gjitha kjo vjen prej vakancave. Kjo do të ndikojë në funksionimin e sistemit të drejtësisë. Drejtësia do të duhet konsideruar si shërbim ndaj qytetarëve”, tha Alibeaj.

Ora 14:52
Balla: Ende kam besim, dosjet si ajo e '21 Janarit' duhet të hetohen nga SPAK

Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla është shprehur se beson ende te drejtësia, teksa iu referua dosjes së 21 janarit sipas së cilit duhet të hetohet nga SPAK.

"Insistoj, ende kam besim të palëkundur që dosjet si ajo e 21 janarit duhet të hetohen nga Prokuroria e Posaçme. Askush mos të ketë dyshime se kemi dyshime për besueshmërinë në këto institucione", tha Balla.

Ora 14:34
Tabaku-Krajës: Duam të na thuash kur do arrestohet X ministër! Ndërhyn Balla: Ti e di kë dua unë

1653393710_keshilli.jpg

Kryetarja e Këshillit të Integrimit, Jorida Tabaku e ndërpreu në një moment kreun e SPAK, Arben Kraja duke thënë se të gjithë duan të dinë detaje për ndonjë ministër që po hetohet.

“Ne të gjithë duam që të na thotë kur do arrestohet X ministër nga ana ime, dhe Balla nga ana e tij”, tha Tabaku.

Ndërsa zv.kryetari, Taulant Balla ndërhyri duke thënë: “Ti e di kë dua unë”, duke iu referuar Sali Berishën, për të cilin mazhoranca i ka kërkuar vazhdimisht SPAK që ta hetojë pasi është shpallur ‘non grata’.

Tabaku zgjodhi të mos replikonte me të dhe vijoi me fjalën e saj drejtuar kreut të SPAK, të cilit i tha:

“Ndoshta informacioni i përgjithshëm nuk është lajm politik.”

Ora 14:24
Lufta ndaj pastrimit të parave, kryeprokurori Olsian Çela: Vlerësimet janë shqetësuese, forca goditëse nuk është në nivelin e duhur

 

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela foli për pastrimin e parave duke sugjeruar që të ketë ridimensionim të angazhimit të çdo strukture. Në raportin para Këshillit Kombëtar të Integrimit, tha se janë shqetësuese vlerësimet për qarkullimin e parave që burojnë nga aktivitete të paligjshme.

“Sa i përket pastrimit të parave, me gjithë masat që janë marrë dhe ka një përmirësim të shifrave jam i mendimi se nuk behët mjaftueshëm në këtë drejtim. Të gjitha vlerësimet janë për nivele  shqetësuese të qarkullimit të parave që burojnë nga aktivitete të paligjshme. Ndërkohë që  forca goditëse nuk është në nivelin e duhur. Kemi bërë përpjekje maksimale si ne ngritjen e strukturave, me trajnime dhe forcimin e kapaciteteve. Por nuk është bërë sa duhet. Ka nevojë për ridimensionim të angazhimit të çdo strukturë për luftën kundër pastrimit të parave”, tha Çela.

Edhe për luftën ndaj korrupsionit tha se duhet bërë më shumë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur