Alibia e Bashës për humbjen e
radhës në Dibër e lufta për kreun e PD

Alibia e Bashës për humbjen e<br />radhës në Dibër e lufta për kreun e PD
Ka muaj që në Partinë Demokratike ka trazime dhe përçarje. E thënë më saktë, kjo përçarje ka nisur që kur kryetari aktual Lulzim Basha u emërua në krye të PD pas një aksidenti të të ndjerit Sokol Olldashi. Përçarje e cila tentohet të amortizohet me të tjera tema dite që krijohen nga aktualitet politik dhe jo vetëm. Ulëritëse ishte përçarja në ditët e fundit para miratimit të reformës në drejtësi, ku ish-kryetai i PD-së, Eduart Selami doli hapur kundër Bashës duke deklaruar se do e votonte reformën dhe nëse ky i fundit do të bllokonte votat e PD-së. Pas tij vërshuan edhe Bregu&co. Nën hije qëndron gjithmonë “zemërluani”, presidenti Nishani, i cili në çdo rast që i jepet mundësia nxjerr shpatën e opozitarit për t’i treguar Berishës se ai mund të bëjë më mirë opozitë se Basha.

Të gjithë ata që mund të thonë “pse merreni me PD-në e jo me qeverinë ”, duhet të kuptojnë që pa një opozitë të fortë nuk mund të kemi një qeveri më të mirë. Ndaj PD-ja duhet parë, analizuar dhe kritikuar se si të jetë më e fortë dhe të mos ketë propozim të vetëm ndaj popullit flirtin me LSI-në. PD-së nuk i shërben askush që i fërkon kokën me akull.

Për të vazhduar analizën,  në gjithë këtë zallamahi politike brenda PD-së, politika ka një provëz në Dibër, ku PD ka çuar një deputet kandidat ndërsa PS një kirurg. Mirëpo Dibra për PD-në është njësia administrative më e keqe që mund të binte të përplasej. Sepse aty është epiqendra e përçarjes së saj. E si për të mbuluar përçarjen mes vetes, PD ka dalë sot dhe ka sulmuar kryeministrin Rama duke thënë se “ka urdhëruar KQZ të mos regjistrojë disa parti të vogla, koalicion me PD-në”. Në pamje të parë ngjan si një deklaratë politike rutinë, por që në fakt nuk rezulton të jetë krejt kështu.

PD-ja me këtë deklaratë po paraprin atë që mund t’i ndodhë në Dibër. Po i paraprin një humbje të mundshme e cila jo vetëm që do  konfirmonte votën e 2015-ës, por do lekundte edhe fronin e Bashës. Nga ana tjetër për ASHE-në (Aleanca për Shqipërinë Europiane) nuk do të ishte dramë, sepse fundja Dibra njihet si bastion i djathtë.

Por pse PD-ja ndjen se mund ta humbasë sërisht Dibrën?

Arsyet janë 3 dhe fare të thjeshta, të artikuluara edhe publikisht.

Së pari, PD-ja mund ta humbasë Dibrën sepse shpresa e saj e afrimit me LSI sot u venit. Në pamundësi për të ofruar alternativë, PD flirtoi me Metën gjithë verën, por nuk ja doli ta përçajë ASHE-në, të paktën deri sot.

E dyta arsye pse PD-ja e nuhat humbjen është vetë PD-ja si strukturë politike. Përçarja e saj në Dibër është e thellë. Deri aty sa ish-kryetari i PD në Dibër deklaroi sot se do të hedhë në gjyq mediat që sponsorizohen direkt nga PD për shpifje ndaj tij. Pra përçarja është si gjithmonë aty dhe kundër Bashës.

Arsyeja e tretë është logjika e thjeshtë e votuesve dibranë që shquhen për zgjuarsinë e tyre. A do të votonin Dibranët një kandidat të djathtë kur në pushtetin qëndror qeveris e majta? A besojnë dibranët se qeveria qëndrore do i japë njëlloj fonde si një kryetari të djathtë e si të majtit? Në këto 25 vjet nuk ka rezultuar kështu. Minimalisht do jepen fonde sa për të thënë, por asnjëherë sa çdo jepeshin për kandidatin e partisë në pushtet.

PD-ja i di mirë të 3-ja këto që thamë më lart, ndaj sot ajo me anë të deklaratës së saj në dukje rutinë, vetëm sa filloi shfajësimin për humbjen e radhës që ndjen që po i afrohet. Alibia  e Bashës që filloi sot për të thënë se “Rama po na mund me hile”, është strategjia për të shpëtuar fronin e Bashës, i cili rrezikohet nga pro-amerikani Selami dhe presidenti kamikaz, Bujar Nishani. /Lexo.al


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?