Këngëtarja e njohur amerikane Alicia Keys do të bëhet nënë për herë të dytë me bashkëshortin e saj Swizz Beatzc.

Këtë lajm Keys e bëri të ditur nëpërmjet një statusi në Tëitter gjatë festimit të 4-vjetorit të martesës së saj.

“Gëzuar përvjetorin e martesës dashuria e jetës time! Dhe do të bëhet edhe më e ëmbël kur të bekohemi me një ëngjëll tjetër.

Ti më bën të lumtur dhe ne do jetojmë kështu edhe për shumë vite të tjera”,- ka shkruar Keys në rrjete sociale, shkrim të cilin e ka shoqëruar edhe me një foto.

alicia keys

Redaksia Online
 (xh.k/shqiptarja.com)