Transferimi më i shtrenjtë në historin e futbollit u bë Alisson Becker, kur për 67 milionë euro u transferua te Liverpool nga italianët e Romës.

Është Jurgen Klopp që ka kërkuar transferimin e portierit brazilian, për t’ia besuar portën e Liverpoolit.

Por, 25 vjeçari që ishte pjesë e Brazilit në Kupën e Botës, me një gjest modest te Liverpool, ka fituar zemrat jo vetëm të tifozëve të skuadrës angleze, por të gjithë tifozëve të futbollit.

Beckerit te Liverpool i është ofruar fanella me numër 1, e cila aktualisht mbahet nga portieri Loris Karius.

Ish portieri i Romës e ka refuzuar këtë numër, duke treguar respekt për bashkëlojtarin e tij i cili nuk po kalon formë të mirë që nga finalja e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Alisson Becker te Liverpool do të mbajë fanellën me numër 13.