Fillimi i vitit 2020 shënon një dekadë të re dhe për këtë arsye prestigjiozia ‘Goal.com’ ka përgatiur një raport për transferimet më të mira e më të dështuara të futbollistëve për 10-vjeçarin që lamë pas.
Lista është me 15 futbollistë si për transferimet më të mira, por edhe më të dështuara, por ne do të sjellim nga 5 prej tyre. Në vendin e pestë për transferimet më të goditura të shekullit që lam pas është portieri Barcelonës Ter Stegen, i cili u ble nga katalanasit për 12 mln euro nga Monchengladbach. Në vendin e katërt gjendet Toni Kroos, që Real Madrid e bleu nga Bayern Mynchen për 25 mln euro.
I treti ështe talenti Dortmund Jadon Sancho, të cilin Dortmund e mori te Manchester City për 8 mln euro. Si një nga transferimet më të goditura është ai David Silva nga Valencia te Manchester City për 29 mln euro, ndërsa në vendin e parë si blerja e dekadës cilësohet ajo e Alisson Becker nga Roma te Liverpool për 72 mln euro.
Përsa i përket transferimeve të dështuara vendin e pestë e mban Leonardo Bonucci, i cili la Juventusin për Milanin për shifrën e 41.1 mln eurove. Në transferimet më të dobta përfshihet edhe Fernando Torres, që në 2011 la Liverpool për Chelsea-n për 50 mln stërlina. Ndërkohë përjashtim nuk mund të bëjë as Coutinho pavarësisht se Barcelona e bleu nga Liverpool-i për 120 mln euro.
Si transferimi i dytë më i dështuar cilësohet ai i Andy Carrol që Liverpool e bleu nga Neëcastle për 35 mln paund, ndërsa vendin e parë e mban Alesix Sanchez, që pavarësisht rrogës së çmendur nuk e justifikoi kurrë kalimin nga Arsenal te Manchester United.
Edhe pse i renditur më poshtë, tek transferimet e dështuara është përfshirë edhe Neymar, që për shifrën rekord të 222 mln eurove la Barcelonën për Paris SG.
Viti i ri 2020 eshte viti i fundit i dekades se radhes. Fillimi i dekades eshte 1 Janar 2021. Gezuar per shume vjet.
Përgjigju