Për një nga themeluesit e 'Lëvizjes Vetëvendosje', Liburn Aliu, marrëdhënia Kosovë-Shqipëri është më tepër simbolike se konkrete. Kjo sipas tij, do të marrë fund me 'Vetëvendosjen' në pushtet, ku theksoi se do të punohet për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.
"Ka shumë marrëveshje që janë nënshkruar Shqipëri dhe Kosovë dhe ka shumë marrëdhënie që duhet të bëhen. Kanë qenë më shumë simbolike, spektakël, konkretisht ka qenë shumë e varfër. Kosova gjithmonë është varë nga Shqipëria, por edhe Kosova mund të japë shumë për Shqipërinë. Të gjitha barrierat që kemi me Shqipërinë duhet të thyhen. Pse patatja duhet të hidhet në lumë, apo pagesa në doganë e rrugë...këto duhet të hiqen. Ne nuk jemi pajtuar me Plani i Ahtisarit, me Kushtetutën e Kosovës dhe ne synojmë që këto të ndryshohen. Kemi ideale bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. Asnjë veprim nuk e bën me këtë ideal. Çdo punë e jonë në sinkron me këtë synim. Synojmë një kombëtare, një flamur. Nuk kam pse ta dua flamurin e Kosovës, por do e respektojmë ligjërisht. Të themi se do të mbyllemi në shtetin e Kosovës dhe nuk do të bashkohemi kurrë, nuk do e kemi këtë mendim. Ndoshta sot është e pamundur që të bëhet një gjë e tillë. Të bëjmë propagandë të duam një flamur që na imponon dhe nuk ka të bëjmë me identitetin kombëtar, nuk e bëjmë. Ndërkombëtarët na kanë bërë që të jemi të ndarë, por nuk kemi pse të ndalojmë së menduari se do të bashkohemi me Shqipërinë", tha Aliu.
Lajmi kryesor:
Liburn Aliu i VV: Qeveria e re do ta nisë me vettingun, luftën ndaj monopoleve dhe ligin anti-mafia
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4461
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbyllen listat në KQZ për zgjedhjet në Kosovë, do garojnë 28 subjekte në 20 parti dhe 5 koalicione! Vetëvendosje, PD dhe LDK me listë të veçantë
12 Dhjetor, 14:29
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë/ Vetëvendosja dorëzon në KQZ listën me 110 kandidatët për deputetë, Kurti i pari në renditje
12 Dhjetor, 08:35
-
Qeveria e Kosovës investon në Zapod të Kukësit, 2.3 mln euro për rrugën ndërkufitare Kërstec-Zapod
13 Mars, 14:36
-
Ndërtimi i Urës së Madhe në Kukës, ministri i Mjedisit në Kosovë: Lehtëson transportin mes dy vendeve
12 Mars, 13:18
-
‘Kosova projekt i përkohshëm’, ministri Liburn Aliu sqaron deklaratën që shkaktoi polemika
22 Janar, 22:46
-
Projekti i hekurudhës Kosovë- Shqipëri, Benet Beci pret ministrin kosovar Liburn Aliu
20 Janar, 13:25
-
Në gusht nisin të gjitha fluturimet Kosovë-Shqipëri
6 Gusht 2023, 13:16
-
VIDEO/ Leposaviç, serbët godasin me vezë dhe ngjyrë të kuqe makinën e ministrit Aliu! Shkoi të takonte kryetarin shqiptar 16 ditë "i ngujuar" në komunë
13 Qershor 2023, 11:13
-
Situata në veri të Kosovës, largohen autoblindat e policisë në Leposaviç
9 Qershor 2023, 14:39
-
Ambasadori gjerman në Kosovë kërkon shtyrjen e datës së zgjedhjeve të 18 dhjetorit
9 Dhjetor 2022, 10:48
-
BE me mision të kufizuar vëzhgues në zgjedhjet në Kosovë
2 Dhjetor 2022, 16:42
-
Ministrit shqiptar i vjedhin makinën zyrtare, hajduti 43-vjeçar kapet duke hyrë në Shqipëri në doganën e Qafë Morinës
17 Gusht 2022, 16:45