Liburn Aliu i VV: Qeveria e re do ta nisë me vettingun, luftën ndaj monopoleve dhe ligin anti-mafia

TIRANË- Heqja e taksës me Serbinë, fillimi i negociatave, por të udhëhequra nga Albin Kurti (nëse zgjidhet si kryeministër) si dhe Bashkimi Kombëtar! Ky është ndryshimi që pritet të ketë në Kosovë, pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit.

Një qëndrim i tillë është konfirmuar nga një nga themeluesit e kësaj partie, anëtar në kryesi, Liburn Aliu. I ftuar në "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Ali teksa hodhi akuza ndaj presidentit Hashim Thaçi se po bën pazare me Serbinë, ai tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë me Albin Kurtin , i cili do të marrë në dorë "frerët e negociatave" nëse zgjidhet si kryeministër,  teksa paralajmëroi se "me Beogradin do të ketë një gjuhë ndryshe". Aliu foli për reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë, duke iu përgjigjur vendimeve të tyre në raport me Kosovën në masën e duhur, që nënkupton edhe heqjen taksës së mallrave me Serbinë. 

Sa i përket marrëdhënieve me Shqipërinë, Aliu tha se ato kanë qenë shumë simbolike, ose siç ai i quajti spektakël, duke vënë theksin se 'Vetëvendosje' do të punojë në tezën e Bashkimit Kombëtar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:27
Liburn Aliu zbulon punën e parë që do bëjë 'Vetëvendosja'

Anëtari i Kryesisë së 'Vetëvendosjes', Liburn Ali ka deklaruar në studion e 'Report Tv' se një ndër punët e para që do të bëjmë me ardhjen e tyre në pushtet do të luftimi i pabarazisë në sektorin e ekonomisë.

"Luftimi i monopoleve, Vettingu dhe ligji anti-mafia dhe konfiskimi i pasurisë, ndër hapat e parë që qeveria do marrë. Nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa këto. Ligji i punës që të ketë një rrogë më të mirë dhe të punojë sipas ligjit. Do u krijojmë kushtet bizneseve që të krijohen, do të synojmë që të orientohemi më tepër nga prodhimi si në bujë", përfundoi Aliu.

Ora 22:25
Aliu: Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri simbolike...s'e duam flamurin kosovar, do punojmë për bashkimin kombëtar

Për një nga themeluesit e 'Lëvizjes Vetëvendosje', Liburn Aliu, marrëdhënia Kosovë-Shqipëri është më tepër simbolike se konkrete. Kjo sipas tij, do të marrë fund me 'Vetëvendosjen' në pushtet, ku theksoi se do të punohet për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.

"Ka shumë marrëveshje që janë nënshkruar Shqipëri dhe Kosovë dhe ka shumë marrëdhënie që duhet të bëhen. Kanë qenë më shumë simbolike, spektakël, konkretisht ka qenë shumë e varfër. Kosova gjithmonë është varë nga Shqipëria, por edhe Kosova mund të japë shumë për Shqipërinë. Të gjitha barrierat që kemi me Shqipërinë duhet të thyhen. Pse patatja duhet të hidhet në lumë, apo pagesa në doganë e rrugë...këto duhet të hiqen. Ne nuk jemi pajtuar me Plani i Ahtisarit, me Kushtetutën e Kosovës dhe ne synojmë që këto të  ndryshohen.  Kemi ideale bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. Asnjë veprim nuk e bën me këtë ideal. Çdo punë e jonë në sinkron me këtë synim. Synojmë një kombëtare, një flamur. Nuk kam pse ta dua flamurin e Kosovës, por do e respektojmë ligjërisht. Të themi se do të mbyllemi në shtetin e Kosovës dhe nuk do të bashkohemi kurrë, nuk do e kemi këtë mendim. Ndoshta sot është e pamundur që të bëhet një gjë e tillë. Të bëjmë propagandë të duam një flamur që na imponon dhe nuk ka të bëjmë me identitetin kombëtar, nuk e bëjmë. Ndërkombëtarët na kanë bërë që të jemi të ndarë, por nuk kemi pse të ndalojmë së menduari se do të bashkohemi me Shqipërinë", tha Aliu.

 

Ora 21:39
Aliu në Report Tv: 'Vetëvendosje' jo taksë Serbisë për mallrat, por reciprocitet!

Jo takse me Serbinë, por reciprocitet! Kështu është shprehur Liburn Aliu, Anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes në studion e Report Tv në "5 pyetjet nga Babaramo".

"Reciproritet të plotë politik dhe tregtar karshi Serbisë. Nuk jemi për tarifa dhe taksa. Reciprocitet  politik, ekonomi dhe tregëti. Në Serbi nuk futen dot mallra nga Kosova se nuk e njohin si shtet, nga ana tjetër dhe në Kosovë nuk futen taksa e Serbisë....dhe politikisht kjo është me e fortë se taksa. Taksa e vë në dyshim vendimin politik, ka më shumë rëndësi vendimi politik e cila do të rezultojë me të njëjtin efekt, ndoshta edhe më të rëndë. Më rëndësi ka reciprociteti politik me Serbinë, që do t'i kundërpërgjigjemi në masën e duhur atyre ", tha Aliu.

Ora 21:24
Negociatat me Serbinë/ Aliu: Beogradit do t'i flasim me tjetër gjuhë, s'jemi si Thaçi të korruptuar

Liburn Aliu ka hedhur akuza ndaj presidenti Hashim Thaçi lidhur me negociatat me Serbinë. Ai tha se me ardhjen e 'Vetëvendosjes' në pushtet Beogradit do t'i flitet me një tjetër gjuhë, teksa tha se në ndryshim nga Thaçi, 'Vetëvendosja', nuk është e shantazhuar dhe e korruptuar.

"Haradinaj ia dha mandatin presidentit për negociatat, dhe më pas e kundërshtonte. Me vetëvendosjen negociata do ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti. Kemi pas premtime dhe marrëveshje të shkruara që nuk janë realizuar, ose janë realizuar por që kanë qenë në dem të Kosovës. U premtua njohja, por nuk ndodhi kurrë. Nuk do të ketë negociata pa e prerë qartë që kërkohet njohja e Kosovës. Do i nisim negociatat me serbët lokal, që që kanë nisur. Do të fillojë zgjidhja e shumë problematike, që të integrohen në shoqëri. Lista serbe, iu dha hapësira nga Kosova. Tani do ketë një gjuhë tjetër karshi Beogradit dhe serbët lokal. Ato kanë vuajtur njësoj nga Hashimi dhe Vucici, janë bërë bashkë dhe i shtypin çdo ditë. Dikur nuk kishte asnjë serb që dilte kundër Beogradit, sot ka. Se po e shohin që po vuajnë bashkë nga kriminelët e të dyja palët dhe nga Kosova dhe Beogradi. Nuk futemi në negociata, për marrëveshje. Ne s'jemi të korruptuar dhe të shantazhuar. Hashim Thaci ishte korruptuar dhe i shantazhuar ka mbijetuar përmes negociatave", tha Aliu.

Ora 21:23
Aliu në Report Tv: Tre gabimet e Haradinajt që i dhanë fitoren 'Vetëvendosjes'

Falja e territorit Malit të Zi, skandalet e korrupsionit dhe aleanca me PSD, janë tre arsyet kryesore, sipas Liburn Aliut, Anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes, që çuan në humbjen e Ramush Haradinajt. I ftuar në "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, Aliu tha se këto tre motive, i kanë lënë në hije përballë elektoralit dy vendimet më të drejta të Haradinaj, taksa ndaj mallrave serbe dhe krijimi i ushtrisë.

"Qytetarët nuk falin lehtë, nuk harrojnë. Janë shumë të kthjellët. I dhanë mesazh të qartë që PDK dhe AAK që nuk mund të tallen me qytetarët, që u kanë dhënë territor, në emër të vizave u ka dhënë territor Malit të Zi. Haradinaj këmbëngulte në fillim, por sapo erdhi në qeveri u dha territor Malit të Zi. Për mua ka qenë tepër problematike. Nuk mund të japësh territor me premtimin se do ta rikthej.

Vendimi për ushtrinë ishte i drejtë dhe ai i taksës, që u bënë pas dhënies së territorit. Kishte nevojë që ta kalonte disi çështjen e territorit., prandaj i mori këto vendime. Çështja e taksës shkon ndërsa e territorit jo. Futja e mallrave serbe në kontrabandë, e vinte në pikëpyetje, por sërish ishte pozitive. Gjithashtu edhe skandalet korruptive. Nga ana tjetër, bëri gabim edhe në fushatë. Bëri koalicion me PSD (12 deputetë që u shkëputën nga VV) dhe ia dha të gjithë PR e fushatës. Ato ishin faktori më agresiv për VV brenda Kuvendit. AAK zgjodhi si një armë për të na goditur ne, por kjo i kushtoi shumë atyre. Kjo e forcoi më tej pozitën tonë", tha Aliu.

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja