Alizoti s'kursen kritikat: Fjalimet e gjata, tipike te partisë së punës! PD s'duhet të luaj me kohën sepse njerëzit janë mërzitur, momenti për të parë ideologjinë tonë

 

Deputeti i zgjedhur i PD, Tomor Alizoti nuk i ka kursyer kritikat gjatë fjalë së tij në Kuvendin Kombëtar të PD, ndërsa tha se ka ardhur momenti që kjo parti të shohë ideologjinë e saj. Sipas Alizotit, PD duhet të jetë e vërtetë dhe të bëjë atë që thotë, ndërsa kritika pati dhe për kolegët që folën para tij, ku i th ase 'fjalimet e gjata janë tipike të partisë së punës'.

"Se ça do bëjmë ne, do bëjmë atë e këtë, ishalla dashtë Zoti do i bëjmë të gjitha, por nëse do bëjmë pak nga këto që thamë, jemi të mrekullueshëm. Unë në Berat ishte hera e parë që drejtoja një qark. Politika është diçka reale, demokratët janë realë, demokratë në Berat apo kudo kanë mbetur pa punë, kjo parti e ka detyrim t'i ofrojë mbrojtje njerëzve që dhunohen. Ky është mision, misioni kësaj partie ka qenë për të mbrojtur njerëzit në nevojë, njerëzit në nevojë janë rrugëve, ky është mision kombëtar jo partiak. Në diktaturë duartrokisnin të gjithë, rroftë ky e rroftë ai e më pas ngelëm zbathur të gjithë, mendoj që kjo parti nga simbolika që mbart e ka energjinë, por nuk duhet të luaj shumë me kohën e saj sepse njerëzit janë të mërzitur nga politika, me PD dhe tani është momenti, ose koha shtesë që ne të gjithë të luajmë, por në radhë të parë me ideologjinë tonë. Ne kemi një sfidë, përgjegjësia i mbete kësaj partie, por jo me fjalime boshe, me fjalime që përngjajnë me Partinë e punës por me njerëz serioz, jo me grupe pragmatiste brenda, thelbi i kësaj partie është të shpëtojë njerëzit që janë në pikë të hallit. Pa dashur të kritikoj koleget, fjalimet e gjata janë tipike te partisë së punës. Ne duhet të jemi të vërtetë, të bëjmë atë që themi. Po të bashkohemi të gjithë bashkë, ne kemi një kundërshtar të përbashkët dhe ky është Rama me gjithë këtë industri, ai sot është më i dobët se kurrë, na lini të bashkohemi dhe të shkojmë drejt fitores", tha ai.


Lajmi kryesor:

Kuvendi Kombëtar i PD/ Shehaj refuzon të flasë! Marku: PD të ndryshohet ose mbetemi dhe 4 vite të tjera në opozitë! Basha ikën para fjalimit të tij, Kadilli: Uroj të mos jetë larguar se kishte orarin e gjumit


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë