Alketa Vejsiu Vs Iva Tiço, debat
për intervistën e Vaçe Zelës

Alketa Vejsiu  Vs Iva Tiço, debat <br />për intervistën e Vaçe Zelës
Sado i dobët të jetë statusi i gazetarit, ende mund të them se atij i druhen", më tërhoqi ky status i profesorit dhe filozofit Artan Fuga, që përshtatet shumë edhe me një debat të hapur këto ditë në media.

Gjithçka ka nisur nga një intervistë të ritransmetuar në emisionin "Opinion" në Tv Klan, ku një seri të tijën kishte vendosur t'ia kushtonte këngëtares sonë të madhe, Vaçe Zela.

Kjo intervistë rikthehet pas 9 vitesh, por këtë herë hapi një debat mes dy figurave të njohura të ekraneve shqiptare, gazetares Iva Tiço dhe moderatores Alketa Vejsiu.

E frymëzuar nga kjo intervistë që Vejsiu kishte bërë me Vaçe Zelën në shtëpinë e saj në Zvicër, Iva boton në gazetën "Mapo", një shkrim ku nuk e cilëson aspak gazetare dhe profesioniste në këtë fushë Alketën."

Sikur Vaçe Zelën ta kishte intervistuar një gazetar, ne do kishim sot një intervistë të këngëtares së madhe, të fundit dhe ndoshta të vetmen prej saj", është një nga frazat e shkrimit të Tiços, e njohur si një gazetare kritike ndaj personazheve publik.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i moderatores Vejsiu, e cila në rrjetin social Facebook, i drejtohet Ivës me këto fjalë. " Ka vite që krye kritike në gjithçka Iva Tiço, i jep vetes rëndësinë që nuk ka.

Ka të drejtë të gjykojë gjithëkend për gjithçka. Do ta vlerësoja shumë nëse do të ishte kritike konstruktive, por ç'ti bësh që vërtitet rreth të njëjtes temë.

Alketa bën gazetaren e dështuar, Alketa s'pranon skenaret e askujt, Alketa dështon me X-factor, madje Alketa pret fëmijën e tretë,etj etj etj etj...por që do hidhte baltë dhe mbi një intervistë me Vaçe Zelën, që unë pata privilegjin ta takoja 19 vjeç kur drejtoja "Këngët e Shekullit", këtë s'ma kish marrë mendja.

Sipas saj, "është ndoshta intervista e fundit që Vaçja ka dhënë 9 vite më pare kur shkova ta takoja në Zvicër. E takova në gjendje jo të mirë shëndetësore, që nuk e ndihmonte aspak zhvillimin e bisedës gazetareske, që pretendonte Iva të shihte 9 vjet më parë.

Iva shiko të bësh mirë punën tënde se je shumë mediokre në shkrimet që realizon. Unë në sektorin e Entertainment s'ka nevojë të bëj gazetaren, roli im është të argëtoj njerëzit.

Solla patentën në Shqipëri së bashku me Verën dhe i dhamë me Tv Klan mijëra të rinjve të talentuar, një shans për jetën. Ky është misioni im. Gazetarinë edhe pse s'kam bërë shkollë gazetarie do të ta tregoj kur të botoj revistën time.

Do të dal shumë shpejt në treg. Po të bëj dhe pak reklame se e di që vuan për këtë dhe po ja jap të gjithëve mundësine të ta lexojnë shkrimin. Beso ose mos beso "What comes around goes around", dhe energjia negative që mbart do të të kthehet shumë keq ndonjëherë.

Atëherë do kujtosh Alketën dhe teoritë e saj mbi energjinë pozitive", ka përfunduar Alketa publikimin e saj. Të tjera “thumba” ka hedhur në Facebook, Drejtorja e Madame Mapo, Iva Tiço, "kam një burrë me lekë, më bleu një patentë, tani do më bëjë një revistë...

Energjia pozitive mbaroi se e bleu të gjithën Etem Ramadani"... kjo duhej të kishte qenë përgjigja e dikujt", apo një tjetër status ku thotë se, "s'jam
për jetë natë unë jo... Sa më vonë të fle, aq më heret më hapen sytë. Por do e përballoj me energji pozitive, sepse "What goes around turns around". Ja pra ku nisi jeta e re, jo me smirushe".

Në fakt dy vjet më parë dy figurat e njohura Iva Tiço dhe Alketa Vejsiu, kanë qenë pjesë e një formati si "Dancing with the Stars", Iva anëtare jurie, ndërsa Alketa si gjithnjë në prezantim. Nuk e dimë nëse do të vazhdojë ende kjo "luftë" mes tyre, por një gjë është e sigurt që të dyja i kanë dhënë shumë medias shqiptare.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!