Spanjë- Një person i armatosur me thikë është qëlluar me vdekje nga policia spanjolle pasi një sulmi në një komisariatin policor në Barcelonë.

Sipas policisë katalunase, sulmuesi u përpoq të hynte në komisariatin e policisë 'Cornella' pak para orës 6:00  dhe pasi thirri “Allahu Akbar” iu vërsul punonjësve të policisë.

Trupi i agresorit që transportohet

Agresori ishte një 29-vjeçar me origjinë algjeriane, por me dokumenta të rregullta spanjolle.

Sipas mediave vendase nga sulmi në komisariat nuk mbeti i plagosur asnjë prej oficerëve.