ANGLI - Alma është vetëm 7-vjeç dhe ka lënë gjurmë në muzikën klasike.

Ajo tashmë është mjaft e pëlqyer dhe deri tani ka më shumë se 80 mijë admirues nga e gjithë bota, të cilët e ndjekin vajzën e talentuar përmes interpretimeve të saj në Youtube.

Alma Deutscher luan me një lehtësi të jashtëzakonshme në instrumentet muzikore si në piano ashtu edhe në violinë.

Kur ishte vetëm dy vjeç ajo i njihte shënimet e pianos, kur mbushi 3 vjeç kishte violinën e saj të parë, me të cilën filloi të luante vepra të ndryshme.

Alma jeton në Dorking të Anglisë dhe është cilësuar si një gjeni, madje është krahasuar me kompozitorin më të famshëm të muzikës klasike, Moxart.

Në një video të postuar në Youtube, ajo luan një arie të kompozitorit Charles Auguste de Bériot në violinë, ndërsa në pianio ajo improvizon një pjesë nga veprat e Rossinit etj.

(su.fu/Shqiptarja.com)