Almeda Abazi histori
dashurie me futbollistin Pato?
Prej disa ditësh qarkullon në mediat turke lajmi i një lidhje mes aktores shqiptare në Turqi, Almeda Abazi dhe futbollistit e skuadrës së Corinthias Alexandre Pato. Spekullimet për një lidhje mes tyre kanë nisur që në kohët kur Almeda
Prej disa ditësh qarkullon në mediat turke lajmi i një lidhje mes aktores shqiptare në Turqi, Almeda Abazi dhe futbollistit e skuadrës së Corinthias Alexandre Pato. Spekullimet për një lidhje mes tyre kanë nisur që në kohët kur Almeda dhe Alexandre janë takuar për herë të parë në itali, ku futbollisti asokohe ishte pjesë e skuadrës së Milanit.
Ndërkohë lajmet kanë vijuar pas publikimit në Instagram të një fotoje nga futbollisti, ku ai shfaqet me një bluze të bardhë me shqiponjën me dykrerë, simbol i Shqipërisë. Padyshim që aktorja bukuroshe nuk ka mbetur pa e komentuar këtë foto, madje duke e ndarë edhe me ndjekësit e saj në Istagram.
(Foto e marrë nga profili në Instagram i aktores Almeda Abazi)Bashkë me ripublikimin e fotos Abazi ka shkruar, “Të lumtë Pato, tani të dua edhe më shumë,”-duke iu referuar në këtë mënyrë flamurit shqiptar. Më pas mes çiftit kanë vijuar komentet, të cilat ishin të shoqëruara me simbolika puthjesh dhe përqafimesh. Megjithatë ende nuk ka një konfirmim për mediat. Kujtojmë që futbollisti Pato ka patur një lidhje me vajzën e ish-kryeministrit italian Silvio Berluskoni, Barbara Berluskoni.
Gjithashtu ai ka patur mjaft flirte dhe lidhje të tjera si me Miss Brazilin 2010, Debora Lyra. Sa i përket bukuroshes shqiptare aktualisht jeton në Turqi ku ka vijuar karrierën e saj si aktore në seriale të ndryshme turke, por ka qenë edhe pjesë e emisioneve si “Dancing” apo “Survivor”. Mbetet për tu parë zhvillimi i kësaj historie mes futbollistit dhe aktores shqiptare.
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
73/4
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59%
-
Pas 2030
30.5%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 1688
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mallakastër/ U plagosën me thikë nga fqinji 76 vjeçar, vëllezërit japin deklarim të rremë! Policia i arreston së bashku me autorin e moshuar (EMRAT)
12 Tetor, 19:48
-
Legalizimet edhe në dorë të bashkive, PL: Presion për vota
12 Tetor, 19:30
-
A po bëhen më të fortë uraganët? Pritet një sezon i ngarkuar me stuhi në Atlantik
12 Tetor, 19:17
-
Vlorë/ Kishte humbur në pyllin e Llogarasë, gjendet pas 3 orësh nga policia turisti francez
12 Tetor, 19:03
-
Gjumi, ja cili është pozicioni që ju ndihmon të flini më mirë gjatë natës
12 Tetor, 18:46
-
Korçë/ Aksident në Turan, mjeti del nga rruga! Lëndohet shoferi dhe dërgohet në spital
12 Tetor, 18:43
-
Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil
12 Tetor, 18:30
-
Spahiu: Futbollistët KuqeZi duhet merrnin flamurin e përdhosur shqiptar në Çeki, si Loriku në Serbi
12 Tetor, 18:19
-
Deputet tjetër socialist në SPAK / Spahiu: 3 arsye pse do vazhdojnë disa arrestime majtas
12 Tetor, 18:10
-
Spahiu: Duka të bashkojë një kampionat futbolli Shqipëri-Kosovë njësoj si liga Amerikë-Kanada
12 Tetor, 17:59
-
Tiranë/ Plagosi me thikë 60- vjeçarin në lokal, shkak konflikti i çastit! Arrestohet autori me precedentë penal (Emrat)
12 Tetor, 17:51
-
Spahiu: Mllefi politik dhe fetar kundër Turqisë, i financuar nga spiunazhi i Serbisë dhe i Greqisë
12 Tetor, 17:47