Almeda Abazi e takoi aktorin turk Tuncel Kurtiz dy ditë para se ai të ndërronte jetë. "Ishte kureshtar për Shqipërinë dhe adhurues i madh i Ismail Kadaresë", thotë shqiptarja e "Sulejmani i Madhërishëm" për "Dajën".

Ajo tashmë është bërë emër shume i kërkuar ne Turqi, ndërsa për momentin vëmendja e saj është tek seriali Sulejmani i Madhërishëm ku po luan rolin e vajzës së rrëmbyer në Itali. Një ditë pas vdekjes së Tuncel Kurtiz, i mirënjohur në vendin tonë dhe jo vetëm për rolin e dajë Ramizit tek Ezeli dhe Ebu Suud tek Sulejmani i Madhërishëm), Almeda është shprehur se e kishte parë atë gjatë gjithë ditës në xhirimet e serialit.

Tuncel aktronte tek Sultani i Madhërishëm në rolin e Ebu Suud, kadi efendi ose dijetar i madh i fesë islame dhe këshilltar i Sulltanit për zgjidhjet e çështjeve sipas rregullave islame.

Gjatë pushimeve ai gjithmonë e pyeste arnavut kiz (vajze shqiptare), siç e thërrishte Ameldën, në lidhje me Shqipërinë, ndërsa ka qene adhurues i madh i veprave të Ismail Kadaresë, madje shumicën e poezive te tij i dinte përmendësh. Njëkohësisht aktori ka qene fans i madh i filmit "Prapa diellit" me autor shkrimtarin e madh nga Gjirokastra, film ky që ka fituar shume çmime nëpër botë. (indeksonline)

(J.Hitoveizi/shqiptarja.com)