Bukuroshja shqiptare, e cila deri më tani ka qenë e angazhuar në disa seriale në Turqi, ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi nga shesh xhirimi në serialin “Muhtesem Yuzyil”. Personazhi që do të aktrojë bukuroshja është një vajzë italiane (Valeria), e cila së bashku me një shoqe të saj (Cecilia) jetojnë në pallatin e Venedikut, nga ku rrëmbehen dhe dërgohen në pallatin e Sulltanit.
Ky rol shënon një tjetër sukses të Alemdës, e cila kohë pas kohe përflitet edhe për lidhje me personazhe të njohur turk, por deri më tani asgjë nuk duket se është konfirmuar. Ndërkohë mbeten ta shohim Almedën, si “robinën” fatlume shqiptare të “Sulejmanit të madhërishëm”.
Shkrimi u publikua sot (21.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/xh.k/shqiptarja.com)