"Alo Dedë", ndërron jetë "Zana"
aktorja e njohur Elida Cangonji

aktorja e njohur Elida Cangonji">
Një lajm i trishtë ka prekur kinematografinë shqiptare, aktorja e njohur Elida Cangonji nuk jeton më.

E kujt nuk i kujtohet vajza e personazhit që luante personazhin "Zana" në filmin shqiptar “Rrugë të Bardha”, rol mjaft i dashur për publikun shqiptar me protagoniste pikërisht aktoren, Elida Cangonji. Ndërkohë, Cangonji ka luajtur edhe disa role kryesore në filmat shqiptarë si Eleni te “Në kufi të dy legjendave”; mësuesja te “Shtigje lufte”. Ajo ka pasur rol protagonist gjithashtu edhe në filmat "Njeriu me top", "Në fillim të verës" apo dhe "Shpërthimi".  

Elida Cangonji mbylli sytë pasditen e kësaj të hëne në moshën 64 vjeçare, në një spital të Francës, ku kurohej prej një jave pasi vuante nga sëmundja e rëndë. Mësohet se Cangonji ishte diagnostikuar me sëmundjen e leuçemisë akute. 

Krahas aktrimit, Cangonji ushtronte edhe profesionin e mjekes psikiatre.

Elida Cangonji jetonte prej vitesh në Francë. Lajmi për ikjen e parakohshme të saj, ka tronditur botën e kinematografisë shqiptare. 

[gallery]19912[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali