Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se ka reaguar me vonesë në lidhje me masat e marra dhe se duhej t’i bënte që kur PD ia kërkoi këtë gjë. Partia Demokratike shkruan se Rama ndryshe thotë më 27 shkurt, ndryshe më 2 mars, dhe ndryshe më 12 mars.
“Kur i kërkonim të merrte masa, na akuzonte se po përhapnim panik dhe se koronavirusi nuk na kërcënonte. Tani që kërcënimi është realitet, bërtet se jemi në luftë!
Në luftë ishim edhe në 27 Shkurt, edhe në 2 Mars, edhe në 12 Mars. I vetmi që nuk e kuptonte në kohë situatën dhe nuk jetonte me realitetin ishte Edi Rama!
Përgjegjshmëria kërkon që të jesh i përgatitur dhe të marrësh masat në kohë. Vonesa në këtë situatë është fatale!” shkruan PD.