Alpha Bank i ka dhuruar Spitalit Onkologjik në QSUT një aparat ekografie me vlerë 25 mijë euro, i cili do të përdoret për kryerjen e diagnozave në kohën e duhur të sëmundjeve të ndryshme kancerogjene.
Ky dhurim vjen nga të ardhurat e gjeneruara nga përdorimi i kartave të kreditit të lëshuara nga Alpha Bank Albania.
Erjona Çela, Drejtore e Divizionit të Huadhënies për Ekonomitë Familjare në Alpha Bank Albania, shprehu kënaqësinë se ky fond do të shërbejë për një çështje shumë të rëndësishme për shoqërinë, siç është shëndeti i njerëzve:
"Prej shumë votesh tashmë, Alpha Bank Albania ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e projekteve që kanë impakt në sistemin e shëndetësisë. Gjatë vitit 2015, banka ka pasur një fushatë të gjatë ndërgjegjësimi për luftën kundër kancerit duke theksuar rëndësinë e kontrollit dhe diagnostikimit të hershëm të kësaj sëmundje dhe kjo është arsyeja që sot jemi duke dhuruar sot një pajisje ekografike për pavionin onkologjik, që do iu shërbejë rreth 60-70 pacientëve çdo ditë, duke shpresur fort që do të përmirësohet dhe do të shpëtojë një pjesë të madhë të këtyre jetëve".
Ogerta Manastirliu, Drejtore e QSUT-së, falenderoi Alpha Banka për këtë kontribut, që do të ndihmojë në mënyrë të drejtpërdrejtë pacientë të moshës 15-80 vjeç:
"Unë do të doja të falenderoja për kontributin e saj Alpha Bank në kuadër të të programit 'Së bashku jemi më të fortë'. Ka mundësuar që në QSUT të shtohet një pajisje e re, një pajisje me shumë vlerë në aspektin diagnostik dhe atë të ndjekjes së trajtimit të patologjive tumorale".
Sipas të dhënave zyrtare, çdo vit në Shqipëri ka një trend rritës përsa i përket numri të pacienteve të diagnostikuar me kancer.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO