Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako i pandehur edhe për Inceneratorin e Tiranës, SPAK e akuzon për korrupsion në dy raste

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur ish-deputetin e PS, Alqi Bllako edhe për dosjen e Inceneratorit të Tiranës. Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se Bllako është nën akuzë për korrupsion në dy raste.

Mësohet se prokurori Dritan Prençi i ka komunikuar akuzën Bllakos pak ditë më parë . Ish-ligjëvnësi i PS ndodhet në burg prej rreth dy vitesh, i dënuar për Inceneratorin e Fierit .

Në muajin prill të 2024, SPAK çoi për gjykim 12 prej të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës. Konkretisht ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, Pëllumb Abeshin, Erjon Murataj, Bledar Karolin, Taulant Tushën, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj si dhe Silena Tolën. Organi i akuzës i komunikoi atyre akuzën “shpërdorim detyre”.

Koka, Bllako, Tusha dhe Karoli ndodhen në masën “arrest në burg”, ndërsa Alba Thoma, Ballgjini, Temali, Kondi, Abeshi dhe Tola në masën “arrest në shtëpi”. Namik Simixhiu ka masën “detyrim paraqitje”.

Për inceneratorin e Elbasanit Alqi Bllako u shpall i pafajshëm nga shkalla e parë, ndërsa për inceneratorin e Fierit ai u dënua me 4 vite, dënim i cili zbriti në 2.8 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Emrat e të akuzuarve për të cilët janë mbyllur hetimet për Inceneratorin e Tiranës
Lefter Koka
Taulant Tusha
Pëllumb Abeshi
Namik Simixhiu
Bledar Karoli
Alba Thoma
Valbona Ballgjini
Sidita Kopliku
Etleva Kondi
Sidita Tola
Jetmir Llapaj
Erjon Murataj
Emrat për të cilët vijojnë ende hetimet për Inceneratorin e Tiranës
Klodian Zoto
Mirel Mërtiri
Alqi Bllako
Ilir Dedja
Endrit Habilaj
Dashamir Ymeraj
Denisa Tollkuçi
Renardo Nallbani
Marc Lappat
Giusepe Ciaffaglionen
Michael Dryijts

SI.E./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41 vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41 vjeçarin shqiptar në Itali