Pasuria e Alqi Bllakos, hyri në politikë me duar në xhepa, kush është deputeti që SPAK kërkon ta arrestojë! Nga krahu i djathtë i Lefter Kokës, sekretar i Metës në deputet

Pasuria e Alqi Bllakos, hyri në politikë me duar në xhepa, kush është deputeti që SPAK kërkon ta arrestojë! Nga krahu i djathtë i Lefter Kokës, sekretar i Metës në deputet

Alqi Bllako

SPAK i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë leje për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, pasi nga hetimet e deritanishme rezulton se ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 140 mijë USD nga kompania koncesionare e inceneratorëve “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, në kohën kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM). Me këto para, dyshohet se Bllako ka blerë një apartament, duke e kaluar në emrin e babait. SPAK ka kërkuar sekuestrimin e kësaj pasurie.

Kur Alqi Bllako ka deklaruar për herë të parë pasurinë në vitin 2013, pasi u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit nga LSI-ja, rezulton pa asnjë pasuri të paluajtshme. Bllako ka deklaruar një makinë Benz dhuratë nga prindërit, me vlerë 2 mijë euro si dhe pagën 600 euro në muaj nga një universitet privat në Tiranë. Pas vitit 2015, Bllako ka deklaruar edhe pasurinë e bashkëjetueses Odeta Çato, e cila deklaron vetëm të ardhura modeste nga paga dhe asnjë pasuri të paluajtshme. Në vitin 2016, Odeta Çato blen një automjet tip Renault Captur, me vlerë rreth 16 mijë euro, shumë të cilën e mbulon me paga në UNDP dhe konsulenca për UNOPS Kosovë.

Deklaratën e fundit të pasurisë, Alqi Bllako e ka firmosur para se të betohej si deputet në Kuvend, në shtator të vitit 2021. Edhe në këtë deklaratë, nuk figuron asnjë pasuri të paluajtshme. Madje Bllako deklaron se po shlyen një kredi 25 mijë euro, për kryerjen e një materi në Berlin për administrim publik. Ndërsa, bashkëjetuesja Odeta Çato deklaron një zyrë 21 m2 trashëguar nga babai.

Po kush është Alqi Bllako?

Alqi Bllako ka lindur në Kolonjë, më 10 Maj 1987 dhe është baba i tre fëmijëve. Bllako ka përfunduar studimet e larta pranë Universitetit të New York-ut Tiranë. Ai ka kryer disa studime pas-universitare brenda dhe jashtë vendeve. Fillimisht Bllako ka punuar si pedagog pranë Universitetit të New York-ut Tiranë.

Alqi Bllako iu bashkua LSI-së dhe nisi të dalë në pah në vitin 2013, si një personazh i besuar i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Meta i besoi Bllakos postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, periudhë gjatë të cilës SPAK pretendon se ka nisur të implikohet në proceduat e parregullta të inceneratorëve. Bllako besohet se u kthye në krahun e djathtë të ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili akuzohet se ka përfituar 5 milionë euro nga inceneratorët.

Në vitin 2017, kur LSI-ja nga koalicioni e për rrjedhojë e humbi edhe ministrinë e Mjedisit, Bllako nisi punë si sekretar i Përgjithshëm në Presidencë pranë kreut e shtetit, Ilir Meta. Teksa paratë e inceneratorëve kishin nisur të lëviznin që në vitin 2016, raporti mes Metës dhe Bllakos u kris në vitin 2019, që kulmoi me largimin e Bllakos nga Presidenti.

Disa muaj më pas Bllako u afrua me Partinë Socialiste dhe pas tij edhe Lefter Koka, të cilët prodhuan një zemërim në heshtje tek Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Përplasjet do të dilnin në publik në fillim të vitit 2021, kur Meta dhe Kryemadhi nisën një ofensivë akuzash ndaj Bllakos dhe Lefter Kokës.

Teksa Bllako qëndroi në heshtje, Lefter Koka iu përgjigj Metës po me një gjuhë të ashpër. Ballakou kandidua nga kryeministri Rama në një nga zonat e Tiranës për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit, duke fituar edhe mandatin e deputetit. Pikërisht ky mandat do të diskutohet nesër në Këshillin e Imuniteteve edhe Mandateve pas kërkesës së SPAK për t’i hequr imunitetin.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kavajsi: 30/03/2022 09:00

    E ka mire komentuesi me emrin iku ,ata po na vjedhin ne kurse ne zihemi i kujt partie eshte hajduti !

    Përgjigju
  • Hajduti: 29/03/2022 17:50

    Ky profesioni im në Shqiperi po humbet kuptim,hahaha...boll që të bëhesh JENIÇER dhe patronazhist ose spiropalist ..hahahaha dhe HAJDUTI kthehet në legen!!! Kèta janë as më pak e as më shume tu q.sh rracën!!! Të duket se bëjnë gare midis tyre,kush rrëmben më shume!!

    Përgjigju
  • katunari: 29/03/2022 16:06

    Nga krahu i djathtë i Lefter Kokës, sekretar i Metës në deputet ……. Me PS e harroni ta shkruani ju te kokdhimes.

    Përgjigju
    • Miri: 29/03/2022 18:52

      Ashtu eshte vika e sjelljes. Sa me pak permendje e PS dhe Rames. Sepse duan te mbulojne sa te mundin skandalin me te madh, te korrupsionit politik. Qe blene LSI nen tavoline duke u lene hapsire Kokeve, Nacove, Rehoviceve etj qe te vjedhin sa te mundin. Ashtu si Kim dhe Shefat e sa ne SHBA bejne me Ramen dhe organizaten e tij: ne kembim te interesit te tyre u lene hapsire per te zhvatur prona dhe para, madje edhe duke u dhene nje dore me Bashen apo non gratat.

  • Enea: 29/03/2022 15:55

    Shife iher qe nga ftyra qe ka si gjys majmuni

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 29/03/2022 15:37

    Me Ilir Metën dhe LSI PS do ketë probleme në vazhdim.LSI ka punësuar shumë militant në të gjitha bashkitë e vëndit.Edhe PD ka shumë të punësuar në bashki.Ndaj PS po vuan pasojat e tyre.Ndaj votat e PS në disa qarqe po fitojnë.Është koha për të qethur militantët e Sb,IM..nga bashkitë e vëndit,ndryshe qeverisja në bazë rrezikohet në 2023.

    Përgjigju
    • Luli: 29/03/2022 18:08

      O Lalaj sa dam jan tu ba militantat e Lsi dhe Pd ne administrate mund te ken mbet nja 200 apo 300 po ato 185 mije te Ps te shkretet te pa korruptuar,jo servila,te afte,O mik prej Dibret,na kena administraten ma llom me bote,e ti kene super servil

    • Iku: 29/03/2022 16:29

      Ore ti, partiak, keta vjedhin parate te tuat e te miat, merakosu qe po navjedhin, jo te ciles parti jane. Medet, gjithkush voton ne diten e sodit.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja