Alteregoja shqiptare e Albin Kurtit

Alteregoja shqiptare e Albin Kurtit

Fitorja e Albin Kurtit në fakt pritej, por në këto shifra diskutohej. Kjo, pasi LDK-ja nuk mendonte se një pjesë e elektoratit të saj do të votonte për Vjosa Osmanin, që u bë aleate e Albinit.

Por kjo është kronikë e Kosovës, që është bërë e do të detajohet e raportohet edhe më tutje, natyrisht duke marrë për bazë të dhënat që vijnë nga vota.

Këtë herë, Vetëvendosja e Albin Kurtit, sulmoi më shumë se më parë KQZ-në e Kosovës, i cili është një institucion që e ka marrë në dorën punën nga OSBE, e cila ishte për disa vitesh menaxheri i zgjedhjeve të Kosovës.

Punë që e nisi në 2000 një njohje e vjetër e Shqipërisë dhe Kosovës, ambasadori Daan Everts.

Por KQZ e Kosovës, këtë herë kreu një perfeksion në të gjitha detajet. Me një saktësi shkencore realizoi një tabulim rezultatesh të shpejtë, të saktë dhe të plotë, që mediat e publiku mund të informoheshin në kohë reale.

Një shembull që përgënjështronte Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, se Kosova është një shtet i kapur.

Të mos harrojmë që edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila vendosi të mbahen zgjedhjet e parakohshme, e që solli fitoren e Vetëvendosjes, është pjesë e “shtetit të kapur”.

Megjithatë, kjo është pjesë e analizës që do bëhet më vonë; dalldia e nxehtësisë së zhvillimit çoi që në Tiranë është gjetja apo kalimi me spondë i homologëve dhe alteregos së Albin Kurtit.

Në fillim doli Lulzim Basha e më pas Monika Kryemadhi, që shtoi edhe Vjosa Osmanin, si për të thënë se sikur Vjosa, edhe ajo është aleate e Lulit.

Po a është Luli, Albin politikisht? Albin Kurti që nga viti 2000 deri në vitin 2014, pra 14 vjet, ka shërbyer si një organizatë e shoqërisë civile, pra nuk ka hyrë në politikë si parti.

Në zgjedhjet e vitit 2014, Vetëvendosje hyri në zgjedhje dhe menjëherë zuri vendin e tretë.

Prej vitit 2014 janë zhvilluar edhe tre zgjedhje: 2017, 2019  e 2021, ku Vetëvendosje nga pozicioni i tretë ka ardhur në të parin deri më sot, kur fitoi e vetme dhe ka shumicën absolute.

Në zhvillimet politike ka qenë një forcë superaktive, pra rezistence, ka përdorur metoda të forta proteste, por asnjëherë nuk bojkotoi Kuvendin, asnjëherë nuk dogji mandatet, asnjëherë nuk braktisi zgjedhjet.

Rezultati: Sot Vetëvendosje ka korrur fitore thuajse në të gjitha komunat e Kosovës.

Pra fitorja e Albin Kurtit nuk erdhi sot, por u mbrujt në beteja që kanë nisur që nga protestat e 2001.

Mund të ketë shumë zhvillime, devijime, probleme etj, por alteregoja e Vetëvendosjes nuk mund të gjendet në Shqipëri, në radhë të parë te Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi.

Nëse Kurti i ka gjetur si aleatë Berishën e Metën, është punë e tij, por realisht ata nuk janë alterego e tij.

Të paktën në betejën që ai ka bërë për ç’kapjen e shtetit dhe antikorrupsionin.

Po pse e quajnë fitoren e Kurtit si të vetën, njerëz pranë Berishës dhe Metës?

Natyrisht, fitorjas e Albin Kurtit është fitore e të gjithëve që kërkojnë një hapësirë politike të lirë dhe të dlirë, ku shumë mund të kryejnë aktivitet politik.

Por nuk është kështu. Fitorja e Kurtit është një fitore e një formacioni të disiplinuar politik, edhe pse ka pasur problem mes vetes, por që është një formacion i centralizuar. Me shumë kritika e dilema.

Por fakt është se formacioni i Kurtit është i paprovuar në qeveri, ose vetëm 5 muaj.

Po a mund të gjejë Monika e Iliri, apo edhe Luli e Berisha alteregon e tyre të Albini?

Normalisht që jo, edhe pse militantë dhe votues të PD e LSI e bëjnë këtë.

Duan të fitojnë zgjedhjet? Të largojnë Lulin e Monikën?!

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 15/02/2021 23:55

    Lesh arapi ka me u be Kosova.

    Përgjigju
  • Shqip: 15/02/2021 22:48

    AlterEgo-ja

    Përgjigju
  • katarakti: 15/02/2021 22:03

    nuk do te arrije dot te krijoje qeverine! Edhe sikur s'ka jete te gjate! Nacionalizmi eshte i rrezikshem shume sot,ka qene gjithmone! Nuk mund te pranojne Shqiptaret te bashkohen me Kosovaret e Albinit,te Ises,te Hajradinajt!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'