Aludimet për çështjen në CAS, reagon Skënderbeu: Me 21 qershor vendimi final

Aludimet për çështjen në CAS, reagon Skënderbeu: Me 21 qershor vendimi final

Klubi i Skënderbeut ka reaguar në faqen zyrtare lidhur me lajmet për çështjen në CAS. Kjo e fundit me datë 21 qershor pritet të bëjë të ditur vendimin për dënimin me përjashtim për 10 vite nga UEFA, e cila pretendon se klubi korçar ka trukuar ndeshjet.

Në faqen zyrtare Skënderbeu shkruan:

“Duke marrë shkas nga lajmet e përhapura në lidhje me vendimin e CAS, klubi bën me dije se çdo lajm i publikuar në median e shkruar, vizive dhe online është i pavartetë.

Në korespodencën e fundit mes palëve, klubi është njoftuar se do të njihet me vendimin në datë 21 qershor. Ky është i vetmi informacion që disponon klubi në lidhje me çështjen. Çdo lloj lajmi tjetër është aludim...

Lutemi të prisni me qetësi datën 21 qershor dhe njoftimin zyrtar nga klubi në lidhje me vendimin.

Me respekt,
KF Skënderbeu”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 18/06/2019 15:17

    Nqse eshte e vërtetë qe me sa duket eshte, që funderrinat shkaterruan kete ekip model, atehere fajtorë edhe në mënyrë indirekte janë dhe mediat pasi ato nuk bënë kurrë ndonje artikull per të demaskuar pangospshmerinë qe shkatërroi Skënderbeun, kurrë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)