Aludimet për mungesën në kampionatin kombëtar, reagon Briken Calja: Në Europian marrim medalje
Peshëngritësi Briken Calja
Fundjavën e kaluar u organizua kampionati kombëtar i peshëngritjes ku ra në sy mungesa e Briken Caljas, sportistit që ka bërë krenar shqiptarët me medaljet e arta në Europian dhe Botëror. Kjo mungesë ishte arsyeja për të nxitur spekulimet mbi gjendjen e tij, pasi Calja prej kohësh vuan nga dëmtim që e ka penalizuar në disa gara.
Për këtë arsye, me anë të një reagimi, ai ka dashur të sqarojë se ka qenë një çështje shëndetësore që e ka penalizuar. Megjithatë mungesa nuk është shqetësuese pasi Calja është i pari në listën e federatës ndërkombëtare të peshëngritjes dhe e ka të sigurtë pjesmarrjen në Europian.
Postimi i Briken Caljas:
SQARIM I NEVOJSHEM PER OPINIONIN PUBLIK
Me anë të këtij postimi doja ti jepja fund spekullimeve dhe të sqaroja opinionin publik në lidhje me mospjesmarrjen time në Kampionatin Kombëtar të zhvilluar disa ditë më parë dhe në lidhje me pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në Armeni muajin e ardhshëm.
Doja të theksoja që mospjesmarrja ime disa ditë më parë lidhet me një situatë shëndetësore jo favorizuese me te cilën u përballa nga e cila u shkaktua dhe kjo mungesë.
Në lidhje me Kampionatin Evropian të prillit doja të theksoja se jam në një formë shumë të mirë, stërvitja po shkon shkëlqyeshëm dhe të gjitha vështirësitë shëndetësore janë superuar. Do të shkojmë si përherë me kokën lart për të zhvilluar një kampionat spektakolar nga ku kam pritshmëri të larta për medalje.
Doja të falënderoja për mbështetjen familjen time, trajnerët e mi Geraldin dhe Vaninin dhe Klubin Shumësportësh Tirana.
Shihemi në garën e radhës. Brikeni.”
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 4089
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori i Peshëngritjes/ Shqipëria del pa medalje, në Bahrein garuan Calja, Qerimaj dhe Ramadani
11 Dhjetor 2024, 12:13
-
Vendi i katërt në botë, Briken Calja 'shpërthen' pas garës: Trishtim, disa persona më hedhin poshtë djersën
10 Dhjetor 2024, 08:56
-
Briken Calja e mbyll Botërorin e Peshëngritjes i katërti në shkëputje! Nesër garojnë Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadani
9 Dhjetor 2024, 19:35
-
Nderoi Shqipërinë me 3 medalje në Evropian, peshëngritësi Kofsha për Report TV: Isha përgatitur të bëja më mirë, synim Olimpiada
8 Nëntor 2024, 15:38
-
Hera e parë pas 24 vitesh, peshëngritja shqiptare jashtë Olimpiadës! Shpresa e vetme te ftesat
5 Prill 2024, 10:22
-
Peshëngritja shqiptare jashtë Lojërave Olimpike, Briken Calja i dhjeti në botë
4 Prill 2024, 19:31
-
Botërori i peshëngritjes/ Garoi në baderinë B, Briken Calja i 1 në dy garësh! Gara e vlefshme për Lojërat Olimpike
4 Prill 2024, 11:53
-
Botërori ‘bileta’ e fundit për Lojërat Olimpike! Sëmuret Qerimaj, në Tajlandë vetëm Briken Calja
1 Prill 2024, 15:58
-
Europiani i Peshëngritjes, Briken Calja renditet në vendin e pestë
15 Shkurt 2024, 21:42
-
Kampionati Evropian i Peshëngritjes, Shqipëria përfaqësohet me 7 sportistë (Agjenda)
14 Shkurt 2024, 19:35
-
Kombëtarja, ylli që shkëlqen Evropën! Nga Luiza Gega, Gersi Troka e Enkileda Carja, për të vijuar me sportet e tjera individuale! Viti 2023 ishte i Shqipërisë
31 Dhjetor 2023, 11:53
-
Peshëngritje/ Briken Calja merr medalje në Katar, Erkand Qerimaj pozicionohet i katërti në dygarësh
10 Dhjetor 2023, 19:19