TIRANE- Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t të Fierit ka bërë publike emrat e 997 qytetarëve të cilëve u është përgatitur leja e legalizimit dhe duhet të paraqiten për të kryer procedurat e parcelës ndërtimore. “Dega e ALUIZNI-t për Qarkun e Fierit njofton qytetarët e poshtëshënuar se duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t në Fier për të tërhequr faturat e parcelës ndërtimore dhe për të lidhur kontratat e fitimit të pronësisë së truallit: theksonte ALUIZNI në një deklaratë për shtyp.