ALUIZNI: Ja 1.122 qytetarët që kanë gati lejet e legalizimit

ALUIZNI: Ja 1.122 qytetarët që kanë gati lejet e legalizimit

Foto ilustruese

ALUIZNI ka publikuar listën me 1.122 emra të personave, që kanë ndërtuar objekte pa leje ndërtimi dhe tanimë, në përputhje me ligjin për legalizimet, kanë gati lejet e legalizimeve të tyre. Përfituesit janë në zonën rurale të Tiranës. Drejtoria e ALUIZNI-t njofton qytetarët se mund të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t në Tiranë, Laprakë, për të tërhequr lejet e legalizimit.

Procedurat e mëtejshme për marrjen e tapisë do të ndiqen nga ALUIZNI, i cili e dorëzon dosjen e plotë të qytetarit në hipotekë. Menjëherë pas regjistrimit të certifikatës së pronësisë, përfituesit do të njoftohen për tërheqjen e saj.

Sipas ndryshimeve të fundit ligjore, qytetari aplikues do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesit të legalizimit, por e gjithë procedura vijuese për regjistrimin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të bëhet nga Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale.

VINI RE: Listën e plotë të emrave mund ta gjeni në versionin print të "Shqiptarja.com"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale