TIRANE-Një ish-punonjës i ALUIZNI-t në Durrës është arrestuar 9 muaj pasi ishte shpallur në kërkim për pasojat e tragjedisë së tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

I arrestuari është Skerdilajd Bello 30-të vjeç.

Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për të riun, që u prangos sot. Ai akuzohet për shpërdorim detyre.