ALUIZNI i Durrësit ka dhënë dje 987 lejet e para të legalizimit. Të gjitha familjet që kanë marrë firmën nga kreu i ALUIZNI-t Durrës tashmë do të duhet të tërheqin lejen, e cila është e gatshme në zyrat e kësaj agjencie dhe më pas të presin për procedurën e hipotekimit të pronës së tyre.

Megjithatë vetëm një pjesë e tyre do të ketë të drejtën të marrin hipotekën në një kohë më të shpejtë. Ndërsa pjesa tjetër do të duhet të presë nisjen e kompensimit të ish pronarëve.