Drejtoria e ALUNIZNI-t në Fier gjatë vitit 2009 nuk ka paguar sigurimet shoqërore për 55 punonjës të këtij institucioni, duke shkaktuar një dëm prej 16 milionë lekësh të reja në buxhetin e shtetit.

Ky fakt është konfirmuar nga drejtori i ALUIZNI-t në Fier, Ervin Bushi, i cili për këtë akuzon paraardhësin e tij në këtë detyrë.

Bushi kërkon nisjen e hetimeve për këtë cështje, ndërsa skandali i mospagimeve të sigurimeve shoqërore për punonjësit është i pranishëm në shumë institucione shtetërore ne vend.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)