Shkencëtarët nga Universiteti i Columbia-s zbuluan gjatë një studimi se kujtimet e humbura nga Alzheimer mund të rikthehen me anë të dritës.
Ky zbulim i publikuar nga “Futurism” sjellë një kthesë të rëndësishme në kuptimin e sëmundjes, pasi deri më tani besohej se Alzheimer i shkatërron kujtimet, ndërsa ajo thjesht i fsheh ato.
Rezultatet u gjetën gjatë një eksperimenti me minj të shëndetshëm dhe minjë që vuanin nga një sëmundje e ngjashme me Alzheimer.
Pasi ju nënshtruan elektroshokut, minjtë u ekspozuan ndaj erës së limonit në mënyrë që sa herë të ndjenin aromën e limonit ti kujtohej elektroshoku.
Pas një jave shkencëtarët i ekspozuan sërisht minjtë ndaj erës së limonit, dhe u vu re që minjtë e shëndetshëm largoheshin të frikësuar duke qenë se aroma i kujtonte elektroshokun, ndërsa minjtë e sëmurë nuk shprehën frikë, dhe kjo sipas shkencëtarëve do të thotë se truri i tyre nuk po kërkonte në sektorin e duhur të memories por në atë të gabuarin, pra nuk do të thotë që minjtë nuk e kanë kujtimin e elektroshokut.
Pas kësaj, skuadra e drejtuar nga Christine A. Denny përdori një kabull fibre optike për të ndriçuar me lazer ngjyrë blu trurin e minjve. Kjo ndërhyrje riaktivizoi me sukses kujtimin e elektroshokut, të lidhur me erën e limonit. Minjtë e sëmurë rifituan kujtimin dhe u larguan nga frika.
Ky studim mund të revolucionarizojë kërkimet mbi trajtimin e Alzheimer-it, dhe është duartrokitur edhe nga shkencëtarë të tjerë të rëndësishëm në botë. Ralph Martin i universitetit australian Edith Cowan, u shpreh për “New Scientist” se gjetja “ka potencialin për të na çuar drejt zhvillimit të një kure të re që mund të ndihmojë rifitimin e kujtesës.”
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com