Amanetet e David Bowie

Amanetet e David Bowie
Dëshira e fundit e këngëtarit britanik David Bowie është që hiri i tij të shpërndahet në Bali të Indonezisë sipas ritualeve budiste, bën me dije gazeta New York Post duke cituar testamentin e regjistruar në gjykatën e Manhattan-it.

Sipas të përditshmes , pasuria e artistit është 100 milionë dollarë dhe gjysmën e saj e ka trashëguar gruaja e tij aktorja Iman. Ndërsa gjysma tjetër e pasurisë do t’i shkojë djalit dhe vajzës.
 
Mediat bëjnë me dije se artisti i ka lënë 2 milionë dollar asistentes së tij dhe 1 milionë dollar ish dados së djalit.

Pas vdekjes së tij, gazeta Jakarta Post kishte publikuar fotot e Bowie në veshje tradicionale dhe Indonezia kishte argumentuar se artisti kishte bërë në gjuhën indoneziane shumë prej këngëve te artistit.

Këngëtari i rokut Bowie humbi jetën në moshën 69-vjeçare në 10 janar të këtij viti .

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'