Amazon ofron trajnime falas për përdorimin e inteligjencës artificiale
Kompania amerikane tha se synimi i saj është ta bëjë inteligjencën artificiale të qasshme për këdo që dëshiron të mësojë
Gjiganti teknologjik amerikan, Amazon, njoftoi të hënën se do ta nisë një program falas për trajnimin e njerëzve se si ta përdorin inteligjencës artificiale (AI).
Amazon.com njoftoi për lëshimin e programit “AI Ready”, apo “Gati për AI”, i cili do të ofrojë trajnim për zhvillimin e aftësive dhe arsimim për dy milionë njerëz në gjithë botën deri në vitin 2025.
Kompania amerikane tha se synimi i saj është ta bëjë inteligjencën artificiale të qasshme për këdo që dëshiron të mësojë.
“Inteligjenca artificiale është teknologjia më transformuese e gjeneratës sonë. Nëse duam ta zhbllokojmë potencialin e plotë të inteligjencës artificiale për t’i luftuar telashet më sfiduese të botës, atëherë ne duhet ta bëjmë edukimin për AI të qasshëm për të gjithë që duan të mësojnë. Synimi i [programit] ‘Gati për AI’ është të ndihmojë për ta bërë edukimin për AI të barabartë për të gjithë, me mbështetjen e nismave të reja që po i bëjmë sot", tha Swami Sivasubramanian, zëvendëspresident për të dhëna dhe AI në Amazon.
Ai shtoi se Amazoni do t’i rrisë programet dhe kurset e tanishme falas për trajnim për AI “në mënyrë që ta largojmë koston si barrierë e qasjes në këto aftësi kritike”./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Gjarpri më i madh në botë është zbuluar në Amazonë, një anakonda 8 metra e gjatë
26 Shkurt, 08:24
-
Studimi: Ndryshimet klimatike sjellin thatësirën rekord të pyjeve tropikale të Amazonës
25 Janar, 10:45
-
Të blesh duke parë videon, risia e Tik-Tok që tremb Amazon
27 Nëntor 2023, 11:45
-
Amazon lëshon në hapësirë satelitët e parë për shërbime interneti
7 Tetor 2023, 07:26
-
Rregulla të reja në BE për gjigantët e online si Google & Co
7 Shtator 2023, 09:18
-
Amazon, Google dhe firma të tjera pajtohen me masat e sigurisë të vendosura nga Shtëpia e Bardhë për Inteligjencën Artificiale
22 Korrik 2023, 07:28
-
Amazon do të shkurtojë edhe 9.000 vende tjera të punës
20 Mars 2023, 22:11
-
Punonjësit e kompanisë së njohur Amazon në grevë, kërkojnë rritje pagash
25 Janar 2023, 15:58
-
Kohë të vështira për teknologjinë
8 Janar 2023, 22:04
-
Shpyllëzimi në Amazonë arrin në nivele rekord
13 Gusht 2022, 08:41
-
Makineri kokoshkash, çorape ‘pice’ dhe kthetra karavidhe, dhurata interesante që mund të gjeni për të dashurit tuaj këtë fundvit
23 Dhjetor 2021, 12:54
-
Italia gjobit Amazon me 1.3 miliardë dollarë për abuzim me dominimin e tregut
10 Dhjetor 2021, 01:43