Opozita i kërkon dorëheqjen, Donald Lu i shkon në zyrë Fatmir Xhafajt: Jam i impresionuar/ VIDEO

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në zyrën e këtij të fundit. Takimi i Lu me Xhafajn vjen pas lumit të akuzave të opozitës në adresë të ministrit për çështjen e vëllait të tij.

Në jo pak raste ambasadori Lu, por edhe përfaqësues të ambasadës amerikane, kanë vlerësuar punën e ministrit të Brendshëm në luftën kundër krimit dhe trafiqeve. Pas këtij takimi në Ministrinë e Brendshme, Lu dhe Xhafaj u zhvendosën në ambientet e Taks Forcës Speciale.  

Drejtuesit e TFS-së e njohën Ambasadorin me organizimin e kësaj strukture, veprimtarinë dhe rezultatet e deritanishme, bashkëpunimin ndërkombëtar, duke u ndaluar më gjatë tek operacionet e përbashkëta me vendet partnere të kryera deri sot, si dhe ato që janë në proces.

Fatmir Xhafaj me ambasadorin Lu 

Ambasadori Lu, duke iu drejtuar të pranishmëve, në referencë të luftës që SHBA ka bërë dhe po bën ndaj kriminalitetit, u shpreh se “mënyra më efektive për të pasur sukses, është ngritja e strukturave me përbërje oficerësh policie elitarë, prokurorë elitarë dhe bashkëpunim efektiv me Agjencitë e tjera ligj zbatuese”. “Të njëjtën gjë, - vijoi Ambasadori, - jeni duke e bërë dhe ju këtu, në Shqipëri”.

Në këtë kuadër, Ambasadori inkurajoi efektivët e TFS-së për të vijuar me vendosmëri luftën kundër krimit të organizuar. “Jam i impresionuar nga veprimtaria juaj dhe nga fakti se nuk po i tundoheni lidhjeve të elementëve kriminalë me politikën. Keni mbështetjen tonë të plotë, të misionit ICITAP dhe Agjencive të tilla si FBI dhe DEA. Shpejt, Ju do të ndiheni krenarë sesi Task Forca Speciale do të ndryshojë të ardhmen e vendit”, theksoi ambasadori, sipas njoftimit të Ministrise se Brendshme. 

Ora 14:30
FOTO/ Lu shumë ‘i afërt’ me Xhafajn, e merr në makinën e tij pas takimit në ministri
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

    Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë