TIRANË, 8 Janar/ ATSH-Z.Tosku/- Ambasada Amerikane në Tiranë, nëpërmjet një postimi në rrjetin social "Facebook" ka bërë me dije se kur kërcënohet informacioni, kërcënohet edhe e drejta.
Duke iu referuar ngjarjes së djeshme në kryeqytetin francez, për sulmin terrorist ndaj stafit të revistës satirike "Charlie Hebdo" , ambasada amerikane shkruan "nëse gazetarët kërcënohen, atëherë kërcënohet edhe e drejta juaj për informacion. Përse është një shtyp i lirë i rëndësishëm për një shoqëri të suksesshme?"./m.m/