
I dërguari i SHBA në Shqipëri, David Wisner dhe kolegët mbështetës së Ambasadës Amerikane kanë zhvilluar sot një takim me kryeprokurorin Altin Dumanin dhe kanë vlerësuar punën e këtij të fundit në Prokurorinë e Posaçme. Ambasada Amerikane ka përgëzuar punën e SPAK në reformën e drejtësisë.
“SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi. Sot, i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë u takuan me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm. Z. Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar.”- thuhet në njoftimin e ambasadës.
G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
52.6%
-
Keq
35.5%
-
Nuk e di
11.9%
Vota total: 782
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Këlliçi, i kallëzuar në SPAK edhe për falsifikim vule, rrezikon deri në 10 vite burg
13 Janar, 07:00
-
Dosja ‘Meta’, seancat paraprake jo të martë e të mërkurë, Gjyqtarja: Kryemadhi e zënë me Big Brotherin (VIDEO)
12 Janar, 22:40
-
Alesia Balliu për Report Tv: SPAK do arrestojë Flamur Nokën! Kalaja: SHBA ka marrë në dorë drejtësinë në Shqipëri
12 Janar, 20:34
-
SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 28 janar
12 Janar, 16:39
-
Hetimi pasuror për Berishën, Belind Këlliçi përfundon në SPAK, pyetet për financimin e Kuvendit të Rithemelimit të 11 dhjetorit
12 Janar, 14:46
-
PD kallëzon Niko Peleshin në SPAK për ‘shpërdorim detyre’: Bllokoi mbledhjen e Këshillit të Mandateve për çështjen ‘Balluku’
12 Janar, 12:24
-
Shtyhet seanca për aferën e 'Partizanit' në GJKKO! Mbrojtja e Berishës kërkon si dëshmitar edhe Edi Ramën
12 Janar, 12:07
-
Fatos Çoçoli: Dueli Prokurori e Posaçme-Qeveri, dëmtohemi?
11 Janar, 21:43
-
Plarent Ndreca: Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë
11 Janar, 18:57
-
Nuk heq dorë nga kërkesa për leximin e dosjes, Ilir Beqaj letër SPAK-ut: Nëse standardet ekzistojnë, na thoni cilat janë
11 Janar, 14:54
-
Skema kombëtare e bujqësisë, këtë vit 5.2 mld lekë për fermerët! Komisioni Europian për Report Tv: S’ka ende datë për zhbllokimin e IPARD
10 Janar, 17:19
-
Qeveria i hap rrugën sekuestrimit të kriptovalutave
10 Janar, 12:47