TIRANE- Një histori personale që lidhet me 11 shtatorin e vitit 2001, dhe mënyra e se si ajo ditë ndryshoi një herë e përgjithmonë jetën e tyre dhe të shumë amerikanëve, është sjellë si videomesazh ditën e sotme.
 
Kjo është forma që përfaqësuesit e ambasadës amerikanë në Tiranë kanë përzgjedhur për të përkujtuar tragjedinë e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pas dy sulmeve terroriste në New York dhe Uashington humbën jetën rreth 3 mijë persona.
 
Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, dhe punonjës të tjerë të ambasadës nëpërmjet një videomesazhi treguan se si e përjetuan atë tragjedi dhe impakti që ajo pati në jetën e tyre.
 
11 shtatori është shpallur edhe si dita kombëtare e shërbimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në nderim të atyre që humbën jetën në sulmet terroristë të 12 viteve më parë.

Redaksia Online
(e.b/e.s/shqiptarja.com)