Ambasada amerikane, presion mbi kuvendin

Ambasada amerikane, presion mbi kuvendin
Dëshmitari i mbledhjes, ku zv/ambasadori amerikan u bënte presion kryetarëve të grupeve parlamentar përshkruan në detaje se çfarë kishte ndodhur brenda në mbledhjen me dyer të mbyllura pas deklarimit të opozitës se do ta bojkotojnë Kuvendin, shkruan e përditshmja Zëri.

Përderisa në seancën e ndërprerë javën e kaluar ishte futur në rend të ditës në kundërshtim me procedurat një projektligj, ai për Bankat dhe institucionet mikrofinanciare, (i cili u hoq nga rendi i ditës) në seancën e së enjtes u futën edhe dy të tjerë, projektligji për ndërtimet dhe projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për ndërmarrjet publike.

Por, Zëri jep detaje duke treguar se i janë dashur më pak se pesë minuta kohë zëvendës ambasadori amerikan në Kosovë, Michael Murphy.  që t’i "bind" dy partitë opozitare, Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Këmbëngulësia e tyre se nuk do t’i votojnë, dhe madje as t’i pranojnë si pika të rendit të ditës dy ligjet, atë për Banka dhe Institucione Financiare dhe Ligjin për Ndërtime, ka marrë fund vetëm pasi para tyre është paraqitur zyrtari i lartë amerikan.

Njëri nga të pranishmit në takimin që të dy ditë më parë (të enjten) ka zhvilluar zyrtari amerikan me anëtarët e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka treguar në kushte anonimiteti çdo detaj të takimit.

Ky person ironizon me, siç thotë ai, amortizatorët e butë të LDK-së dhe AAK-së, ndërsa thekson se për herë të parë në jetë ka lakmuar që të jetë në vend të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët nuk janë frikësuar nga amerikani.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës