TIRANE - Ambasada e SHBA-së në Tiranë, si pjesë e angazhimit të Shteteve të Bashkuara ndaj barazisë gjinore, dhe duke u nisur nga Çmimi Vjetor për Gruan Kurajozë i Sekretarit të Shtetit, në 2010 ka nderuar me çmim oficeren Egla Petrollari.
 
Ambasada Amerikane në Tiranë themeloi Çmimin Kombëtar Gruaja Kurajozë, për të nderuar gratë shqiptare që japin shembuj të jashtëzakonshëm kurajoje dhe udhëheqjeje në mbrojtje të të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe zhvillimit social, shpesh duke vënë edhe veten e tyre në rrezik.
 
Për këtë vit fituesja e këtij viti është oficerja Egla Petrollari, së cilës i është dorëzuar çmimi gjatë ditës së sotme.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)