Ambasada e SHBA në Tiranë thirrje Rusisë: Merr përgjegjësi për veprimet e tua

Ambasada e SHBA në Tiranë thirrje Rusisë: Merr përgjegjësi për veprimet e tua

Ambasada e SHBA në Tiranë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka bërë thirrje Rusisë të marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj. Thirrja e fortë e ambasadës së SHBA vjen në një kohë kur shumë vende kanë dëbuar trupat diplomatike ruse, pas sulmit me agjent nervor ushtarak në Britani për të vrarë ish-spiunin Sergei Skripal dhe vajzën e tij.

Vetëm një ditë më parë, Shqipëria ka shpallur ‘non grata’ dy diplomatë rusë pas përplasjes mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë. Dy diplomatët që janë dëbuar nga Shqipëria janë Vladislav Filipov, atashe ushtarak dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i ambasadës së Rusisë në Tiranë.

SHBA i kërkon Rusisë t’i tregojë botës se është e aftë të përmbushë angazhimet dhe përgjegjësitë e saj ndërkombëtare, teksa i kujton se është anëtare e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, në mbështetje të paqes dhe sigurisë kombëtare.

“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Rusisë të marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj dhe t’i tregojë botës se është e aftë të përmbushë angazhimet dhe përgjegjësitë e saj ndërkombëtare si anëtare e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, në mbështetje të paqes dhe sigurisë kombëtare”, thuhet në njoftimin e ambasadës në ‘Facebook’.


(Postimi i ambasadës së SHBA)

Shtëpia e Bardhë, me anë të një fotoje në Instagram, tregoi bilancin e rusëve të dëbuar nga partnerët e saj, ku përfshihet edhe Shqipëria, që dëboi dy diplomatë rusë ditën e hënë.

“Presidenti Donald Trump urdhëroi dëbimin e dhjetëra punonjësve të inteligjencës ruse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbylljen e Konsullatës Ruse në Siatëll. Me këto masa, SHBA dhe aleatët tanë i kanë bërë të qartë Rusisë se veprimet e saj kanë pasoja”, lexohet në përshkrimin e fotos së postuar në Instagram.


(Postimi i Shtëpisë së Bardhë me vendet që kanë dëbuar diplomatët rusë)

Vendet e mëposhtme që kanë njoftuar për dëbimin e diplomatëve rusë:

Poloni – 4

Lituania – 3

Letoni – 1

Hollanda – 2

Ukrainë – 13

Franca – 4

Danimarka – 2

Republika Çeke – 3

Estonia – 1

Gjermani – 4

Itali – 2

Rumani – 1

Finlandë – 1

Kroaci – 1

Suedia – 1

Shqipëria – 2

Spanja – 2

SHBA – 60

Kanada – 4

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën