Ambasada e SHBA-së kërkon foto nga qytetarët të vendi ku jetojnë, Kim dëshiron të njohë Shqipërinë

Ambasada e SHBA-së kërkon foto nga qytetarët të vendi ku jetojnë, Kim dëshiron të njohë Shqipërinë

Foto nga Shkodra

Gjatë javëve në vijim, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim do të zhvillojë takime virtuale me drejtues në mbarë vendin, për të dëgjuar mbi zhvillimet në rajonet e tyre, në pamundësi të lëvizjes prej pandemisë së COVID-19.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ftuar sot të gjithë qytetarët shqiptarë që të dërgojnë foto nga qytetet ku jetojnë, në mënyrë që edhe në këtë kohë të distancimit social, ambasadorja Kim të ketë mundësi ta njohë më tepër Shqipërinë.

“Në këtë periudhë të COVID-19, kur nuk është e mundur të dalësh, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim nuk dëshiron që distancimi social ta pengojë atë që të mësojë më shumë mbi Shqipërinë”, thekson ambasada e SHBA.

Qyteti i parë për të cilin do të zhvillohet takimi do të jetë Shkodra historike.

Duke qenë se Ambasadorja Kim nuk mund të vijë tek ju për momentin, a mund të na ndihmoni për të sjellë rajonin tuaj pranë saj? Ndani me ne një foto nga celulari juaj të komunitetit ku jetoni dhe tregojini Ambasadores se çfarë duhet të shohë kur të vizitojë qytetin tuaj. Qyteti i parë: Shkodra!”, thekson ambasada e SHBA-së.

Kujtojmë se Yuri Kim ka kaluar shumë pak kohë në vendin tonë, pasi e mori detyrën si ambasadore pak para përhapjes së pandemisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dergoni Foto nga varrezat qe te njhet me mire me Statistikat se sa Jane vrare ! Nga 90 e deri me sote ..: 07/04/2020 17:44

    Jane Fotot me te bukura.. Atehere mbase meret ndonje mase nga Kriminelet qe i vrane . Se deri me sote te gjithe Kriminelet ne kryesore i kemi ne Politike ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën