Ambasada Gjermane përmes një njoftimi për mediat ka publikuar datat e kthimit të azilkërkuesëve shqiptarë dhe atyre nga rajoni në atdhe.
Gjermania deri në 30 shtator do të kthejë në atdhe 770 shqiptare dhe 560 shqiptarë të Kosovës që kanë kërkuar azil. Ambasada Gjermane në Shqipëri bën me dije se brënda muajit gusht do të kthehen 140 shqiptare dhe 140 kosovar ndërsa në shtator numëri të kthyerve do të jetë rreth 1050.

Personave që u është refuzuar azili do të riatdhesohen nga policia federale gjemrane me avion charter. Rikthimi i shqiptarëve do të bëhet pas aksionit të ndërmarrë nga institucionet gjermane për kthimin e përshpejtuar në atdhe. Më herët Ambasadori Gjerman në Shqipëri Hellmut Hoffam ka paralajmëruar kthimin e të gjithë shqiptarëve që kanë kërkuar azil në Gjermani.

Kthimi i azilkërkuesëve është parashikuar për muajin shtator në datat
 
20.08.2015   rreth  70 shqiptarë  dhe 70 kosovarë
26.08.2015   rreth  70 shqiptarë  dhe 70 kosovarë
02.09.2015   rreth 70 shqiptarë / Data e saktë nuk është përcaktuar ende përfundimisht.
03.09.2015  rreth  70 shqiptarë  dhe 70 kosovarë
10.09.2015  rreth  70 shqiptarë  dhe 70 kosovarë
15.09.2015   rreth  70 shqiptarë  dhe 70 maqedonas
16.09.2015   rreth  70 shqiptarë  dhe 70 serbë
17.09.2015 rreth  70 shqiptarë  dhe 70 kosovarë
22.09.2015  rreth  70 shqiptarë  dhe 70 kosovarë
29.09.2015   rreth 70 shqiptarë
30.09.2015   rreth  70 shqiptarë  dhe 70 kosovarë

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)