Pas ambasadës së SHBA në Tiranë, edhe ajo italiane ka njoftuar shtetasit e saj që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet në bulevard ditën e nesërme, si pasojë e protestës së opozitës.
Tre ditë më parë, ishte ambasada e SHBA që do të njoftonte qytetarët e saj të qëndronin në shtëpi të shtunën, pasi protesta e opozitës mund të pasohej me konfrontime dhe dhunë.
Ambasada italiane gjithashtu këshillon qytetarët që të shmangin qëndrimin përreth çadrës së opozitës.
"Ditën e shtunë, 13 Maj do të mbahet në Tiranë një protestë e opozitës që nis rreth orës 12:00 në bulevard, në selinë e Kryeministrisë. Rekomandojmë të shmangni zonën ku do të zhvillohet protesta dhe grumbullimet e tjera përgjatë gjithë bulevardit", thuhet në reagimin e ambasadës italiane.
"Gjithashtu këshillohen qytetaret që të shmangin qëndrimin përreth çadrës së ngritur nga opozita në bulevard", vijon më tej reagimi i ambasadës italiane në Tiranë.
NJOFTIMI I PLOTË I AMBASADËS ITALIANE
Ditën e shtunë, 13 Maj do të mbahet në Tiranë një protestë e opozitës që nis rreth orës 12:00 në bulevard, në selinë e Kryeministrisë. Rekomandojmë të shmangni zonën ku do të zhvillohet protesta dhe grumbullimet e tjera përgjatë gjithë bulevardit.
Sa për ata që do ta marrin pjesë në paradën “Gay(P)ride Parade”, që organizohet në një vend aty pranë në të njëjtën ditë, këshillohen që të shmangin kontaktin çdo me mitingun e opozitës.
Gjithashtu këshillohen qytetaret që të shmangin qëndrimin përreth çadrës së ngritur nga opozita në bulevard.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com