Ambasada e Republikës Popullore e Kinës në Shqipëri i ka dhuruar institutit Konfuci pranë Universitetit të Tiranës një set librash në gjuhën kineze, me qëllim pasurimin e bibliotekës së tij.

Gjatë ceremonisë Rektori i Universiteti të Tiranës, Dhori Kule kërkoi që të thellohen bashkëpunimet për shkëmbime kulturore e akademike Shqipëri-Kinë.
 
Ai tha se këto dhurime vlejnë shumë për të ndihmuar të rinjtë shqiptarë në njohjen dhe përvetësimin e gjuhës kineze. 
 
Kryetari i delegacionit kinez që vizitoi Tiranën z.Song Mingchang tha se ky dhurim vjen në vazhdimësi të marrëveshjeve që Republika e Kinës ka firmosur me Europën Juglindore, mes të cilave edhe ato për shkëmbimin kulturor.
 
Instituti Konfuci është themeluar në vitin 2013 dhe numëron 300 studentë që kanë ndjekur leksionet e gjuhës dhe kulturës kineze. 

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)