Ambasada SHBA: Amerikanë
evitoni tubimet 17 e 21 janarit

Ambasada SHBA: Amerikanë <br />evitoni tubimet 17 e 21 janarit
TIRANE- Ambasada Amerikan paralajmëron shtetasit amerikane, që jetojnë në Shqipëri, të bëjnë kujdes javën e ardhshme pasi dy tubime të mëdha janë parashikuar për tu zhvilluar. Ambasada nëpërmjet dy njoftimeve drejtuar qytetarëve të saj i bën thirrje atyre të qëndrojnë larg dhe të shmangin tubimet e parashikuar për tu zhvilluar më 17 janar në qytetin e Krujës, dhe atë të 21 janarit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Sipas Ambasadës Amerikane më 17 janar 2012 Aleanca Kuq e Zi ka bërë thirrje për një manifestim të madh publik në Krujë për nder të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ndërsa më 21 janar PS ka planifikuar zhvillimin e ceremonisë homazh për nder të 4 protestuesve të vrarë para kryeministrisë, një vit më parë. Njoftimet janë publikuar dje në faqen zyrtare online të ambasadës amerikane.

TUBIMI I 21 JANARIT
“Partia Socialiste Shqiptare ka njoftuar për mbajtjen e një tubimi publik ditën e shtunë, 21 janar 2012. Ambasada ende nuk është në dijeni të kohës kur do të zhvillohet ky tubim. Informacionet aktuale tregojnë se tubimi do të zhvillohet përgjatë bulevardit kryesor të Tiranës “Dëshmorët e Kombit” përballë zyrës së Kryeministrisë si dhe në zona të tjera të qytetit. Partia Socialiste ka bërë thirrje që po këtë ditë të bëhen tubime dhe në qytete të tjera. Ambasada nuk ka informacione në lidhje me zonat që mund të preken apo me madhësinë e mundshme të këtij tubimi. Demonstratat mund të ndikojnë në të gjitha arteriet kryesore në hyrje të qytetit në të cilën ato ndodhin”, – thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Ambasada kujton se pavarësisht protestave të mëdha dhe paqësore që janë shënuar në vitet e kaluara, demonstrata e 21 Janarit, 2011, ishte e dhunshme dhe përfundoi në vdekjen e katër personave dhe me lëndime të shumë të tjerëve, duke përfshirë në Policinë e Shtetit Shqiptar. "Ne i njoftojmë qytetarët e SHBA, se edhe demonstratat që janë njoftuar si paqësore të mund të kthehen në dhunë dhe të paparashikuara. Ju duhet t'i shmangni ato nëse është e mundshme. Demonstratat në një qytet kanë potencial të kthehen në tubime publike ose në demonstrate në zona të tjera të qytetit. Ndaj ju kërkojmë të jeni vigjilentë dhe të keni kujdes me ato cfarë raportojnë mediat lokale lidhur me demonstratat apo tubimet e ndryshme”- shkruan ambasada ne njoftimin qe i eshte drejtuar qyterareve te saj.

TUBIMI I AK ME 17 JANAR
Në një njoftim të dytë Ambasada bën thirrje të ketë kujdes dhe për tubimin e Aleances Kuq e Zi, duke kujtuar demonstratën e 21 janarit 2011 e cila filloi e qetë dhe u përshkallëzua në dhunë dhe në vrasjen  e katër protestuesve.
"Aleanca Kuq e Zi ka bërë thirrje për një tubim të madh në qytetin e Krujës për të kujtuar heroin kombëtar shqiptar, Skënderbe, të martën më 17 janar 2012. Jemi informuar se grumbullimet do të nisin në Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Laç e Lezhë gjatë mëngjesit të 17 janarit për tu nisur më pas drejt Krujës. Ambasada nuk ka informacion specifike mbi vendin e protestës, apo madhësinë e saj. Demonstratat mund të kenë ndikim dhe në zonat e tjera të qytetit ku do të ndodh protesta."- thuhet në njoftim.

Për ambasadën Amerikane këto janë njoftime që bëhen për të mbrotjur sigurinë e qytetarëve të tyre që jetojnë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe pas protestës së 21 janarit të vitit të kaluar Ambasada Amerikane paralajmëroi qytetarët e saj të bëjnë kujdes me tubimet që u zhvilluan në ditët në vazhdim.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Që 12 vite me leucemi, Vojsava: Marr borxh për ilaçe, shteti s’mi rimburson

Që 12 vite me leucemi, Vojsava: Marr borxh për ilaçe, shteti s’mi rimburson