TIRANE- Ambasada amerikane informon qytetarët amerikanë të bëjnë kujdes më 7 prill kur në Tiranë Aleanca Kuq e Zi do të zhvillojë një tubim.
Tubimi është parashikuar të shtunën nga ora 11:00- 12:00 dhe do të nisë nga sheshi ”Nënë Tereza” për të vazhduar drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit, përgjatë godinës së parlamentit.
Ambasada amerikane në Tiranë informon qytetarët amerikanë se AK do të mbajë të shtunën një manifestim. "AK ka bërë të ditur se rreth 20 mijë persona pritet të marrin pjesë në manifestim. Personeli i ambasadës së SHBA-së është këshilluar të evitiojë ngjarjen dhe çdo zonë ku do të ndodhë demostrata si dhe të kufizojnë çdo udhëtim të panevojshëm gjatë protestës. Qyetetarëve amerikanë u kujtohet se tubimnet publike dhe demonstratat kanë mundësi të kthehen në kontronftuese e të përshkallëzohen në dhunë. Ju duhet të bëni kujdes nëse ndodheni pranë një grumbullimi, proteste apo demostratave. Tubimet e mëdha mund të bllokojnë të gjitha artieriet kryesore të qytetit ku ndodh tubimi."- thuhet në njoftimin që i drejtohet qytetarëve amerikanë.
"Demonstratat në një qytet kanë mundësi të kthehen në protesta të tjera apo demonstrate në vende të tjera. Ambasada e SHBA-së i kujton qytetarëve të saj të bëjnë kujdes dhe të ndjekin televizionet lokale për tu përditësuar me të rejat. Të kenë një nivel të lartë vigjilence dhe të ndërmarrin hapat e duhura për të rritur sigurinë personale.”- vazhdon deklarata. Në deklaratë jepen dhe informacione shtesë të nevojshme për qytetarë amerikanë nëse kanë nevojë për asistencë urgjente.

(Njoftimi i Ambasadës)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com